Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Homazhe në Beograd për Ratko Mlladiç

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Trafikoi 51 kg hashash, Prokuroria e Korçës kërkon 3 vite burg për Elton Grabockën

    Korçë May 11, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tentoi të trafikojë 53.3 kg drogë nga kufiri ‘Qafë Thanës’në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria Korçë kërkon ‘Arrest më burg’ për shtetasin E.G.

    Gjatë hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë dhe në bashkëpunimin me Policinë Gjyqësore, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 22 i Kodit Penal.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në kuadër të planit të përbashkët të masave “Për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikimit të armëve dhe municionit”, midis Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, duke u nisur dhe nga informacioni paraprak i datës 06.05.2024 se sistemi i skanimit të mjeteve ishte në proces remonti, në datë 06.05.2024, rreth orës 11:50 në Pikën e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, një automjeti tip “Vokswagen”, me drejtues shtetasin E.G u përzgjodh nga policia për kontroll në vijën e dytë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën ku vendosen këmbët, poshtë sediljes së parë, nga ana e drejtuesit të automjetit u gjete përshtatur një depozitë/vend, brenda së cilës ndodheshin 11 pako të mbështjella me qese plastmasi, brenda së cilave gjendej një sasi bime e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

    Në vijim të kontrollit të këtij automjeti, poshtë sediljes së parë nga ana e pasagjerit u konstatua gjithashtu një depozitë, brenda së cilës u gjetën 10 pako të tjera. Më tej, kontrolli vijoinë pjesën e pasme, ku poshtë sediljes u gjetën edhe 30 pako tëtjera.

    Në total, në automjetin e drejtuar nga shtetasi E.G. u gjetën 51 pako me mbështjellje plastike të tejdukshme, të cilat kishin në brendësinë e tyre material bimor në gjendje të thatë, me erë dhe karakteristika të ngjashme me ato të bimës narkotike të llojit Cannabis Sativa me një peshë totale 53.332 kilogram.

    Për sa më sipër, ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të Kodit të Procedurës Penale që ndaj personit nën hetim E.G. të caktohet një masë sigurimipersonal me karakter shtrëngues.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë Lajm policie Prokuroria Korçë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Homazhe në Beograd për Ratko Mlladiç

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026

    Përplasja me armë në Vlorë, zbardhet dëshmia e Luan Muçës

    September 7, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Dy dekada e gjysmë përkushtim, historia e pogradecarit që ushqen pasionin për pëllumbat e garës

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.