Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Trajneri Gjoka nuk sheh tjetër rrugë për Skënderbeun: Sot tri pikët me çdo kusht kundër Elbasanit

    Aktualitet December 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fitorja është i vetmi re zultat që Skënderbeu pret në përballjen e radhës kundër Elbasanit. Korçarët kanë mbyllur sot përgatitjet për takimin ne fundit të këtij viti që do të luhet të premten në Korçë.

    Në një moment delikat për korçarët për shkak të krizës së rezultateve, trajneri Ernest Gjoka beson se skuadra do të reagojë ndaj verdhebluve dhe ta mbyllë me një rezultat pozitiv vitin 2024. Interesant në këtë përballje do të jetë edhe fakti se trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, rikthehet pas 3 javësh në Korçë si kundërshtar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjoka, luani ndaj Elbasanit ndeshjen e fundit të vitit, ku fitorja është detyrim, apo jo?

    Sigurisht që në kushtet në të cilat ne ndodhemi, fitorja është detyra jonë dhe duhet të reagojmë pas kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë. A është e lehtë? Unë them se jo, pasi futbolli është një lojë komplekse dhe e paparashikueshme që i ka tre rezultate. Ti mund të bësh një ndeshje të mirë dhe disa detaje të vogla mund të të bëjnë ta humbësh, apo ta barazosh. Por ne tashmë nuk shohim asgjë tjetër.

    Mendojmë të bëjmë gjithçka për gjithçka. Një gjë e tillë na ndodhi në ndeshjen e fundit, ku barazuam, por e quajtëm si humbje për vetë faktin se si shkoi ndeshja dhe pozicionit tonë në renditje. Por kam besim te këta çuna dhe jam i bindur se do të bëjmë çdo gjë që të dalim nga kjo situatë, ku ndodhemi prej javësh.

    Kundër Bylisit ekipi reagoi me lojë, por cedoi në mbrojtje dhe u ndëshkua në dy momente. Çfarë masash ka marrë trajneri Gjoka për ta rregulluar këtë problem?

    Nuk mendoj se kanë qenë probleme difensive, apo të mënyrës mbrojtëse, por reagim i ekipit. Në momentin kur nga një fitore rrezikojmë barazimin, them se paniku kap këtë grup dhe bllokon mënyrën e lojës. Kjo ndodhi edhe me Bylisin. Ndaj duhet ta lëmë pas këtë moment të vështirë psikologjik dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës, që për ne është shumë e rëndësishme.

    Prandaj ajo që them është fakti se duhet të kemi besim, pasi ne dimë të bëjmë gjëra të mira. E treguam edhe në ndeshjen e fundit se dimë të luajmë mirë.

    A e keni studiuar Elbasanin dhe sa e vështirë do të jetë ndaj këtij kundërshtari?

    Elbasani është një ekip cilësor, me elementë të mirë. Gjatë kësaj jave kemi analizuar ekipin në pikat e forta dhe të dobëta që ka, duke i evidentuar ato. Mund të them se do të jetë një ndeshje e vështirë, ku na del për detyrë të bëjmë më të mirën. Jam i bindur se do të hyjmë në fushë me këmbën e duhur.

    Nga ana tjetër, kemi një avantazh dhe një disavantazh. Njohim mentalitetin dhe mënyrën e lojës së Ivan Gvozdenoviç, por edhe ai njeh mirë këtë ekip dhe potencialin e gjithsecilit.

    Si vjen kjo përballje mes teje dhe Gvozdenoviçit?

    Futbolli në Shqipëri ka shumë situata interesante, një nga të cilat është edhe kjo. Ivani ka bërë shumë mirë sezonin e kaluar me këtë ekip, duke e çuar lart. Këtë sezon nuk ka pasur fatin me vete dhe nuk ka marrë atë që ai donte. Them se do të jetë një eksperiencë interesante për këtë përballje.

    Kjo ndeshje duket sikur është “treni i fundit” për Skënderbeun, edhe pse më pas ka edhe shumë javë?

    Unë e them që ky takim është një nga ata që duhen fituar me çdo kusht. Jemi përqendruar vetëm këtu dhe do të japim maksimumin për ta bërë një gjë të tillë.

    Rashica drejt largimit, a do të vendosë “veton” trajneri Gjoka?

    Unë mendoj vetëm për Elbasanin, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për momentin. Duhet të shohim ndeshjen e radhës dhe të sigurojmë atë që kërkojmë. Më pas ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për të bërë diskutime të tjera.

    A do ta kërkoni pas këtij takimi qëndrimin e tij në ekip?

    Mbetet për t’u parë në vijimësi. Askush nuk e di se çfarë na pret nesër. Kështu që të mendojmë vetëm për momentin dhe t’i marrim gjërat hap pas hapi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.