Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

    November 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Transportonin 21 emigrantë, arrestohen 2 shtetas, dy të tjerë në kërkim

    Kronikë August 10, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 14”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Bashkëpunëtorë për të transportuar me 3 automjete, 21 emigrantë, kundrejt pagesave 300-1000 euro, arrestohen 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.Këta 4 shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sekuestrohen 3 automjetet, një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 14”.

    Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit E. K., 28 vjeç dhe F. Dh., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe N. T., 41 vjeç, banues në Tiranë.

    Në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. K., i cili transportonte me një automjet tip “BMW X5”, 7 emigrantë.

    Gjithashtu, shërbimet konstatuan se dhe shtetasit R. S. dhe N. T. transportonin me një automjet “Tuareg”, që lëvizte pas automjetit të shtetasit E. K., 14 emigrantë.

    Sapo janë sinjalizuar për të ndaluar automjetin, të dy këta shtetas e kanë braktisur atë dhe janë larguar me vrap. Vijon puna për kapjen e tyre.

    Në vijim të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga edhe shtetasi F. Dh., i cili u konstatua teksa qarkullonte me një automjet tip “Volvo”, përpara 2 automjeteve të tjera, për të mbikëqyrur rrugën, me qëllim shmangien e patrullave të Policisë.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    “Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

    November 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    Borova me ngjyrat magjike të vjeshtës

    November 17, 2025

    “Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

    November 17, 2025

    Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

    November 17, 2025

    Parashikimi i Motit për Qarkun Korçë

    November 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025

    “Travel Off Path”: Vizitoni Linin, fshatin më të vjetër liqenor në Evropë

    November 17, 2025

    Fjalimet që formësuan shtetin dhe parlamentarizmin shqiptar rikthehen përmes IA

    November 17, 2025
    Më të klikuarat

    Konflikt me sende të forta në Bulgarec, 4 shtetas procedohen penalisht

    November 15, 2025

    Korçë — Procedohet penalisht 43-vjeçarja që parkoi automjetin në mënyrë të parregullt

    November 14, 2025

    Spitali i ri rajonal i Korçës, investimi madhor që do të transformojë shërbimin shëndetësor në juglindje

    November 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.