Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Zjarret në Shqipëri: 25 vatra në 12 orë, 10 mbeten aktive

    August 7, 2026

    Senatori Mitch McConnell lë rehabilitimin, i paqartë rikthimi

    August 7, 2026

    Influencerja Sydney Towle humb betejën me kancerin e rrallë

    August 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tre të arrestuar për shitje të lëndëve narkotike, sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi

    Aktualitet June 2, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Next”, i cili kishte si objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Korçës.

    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë tre shtetas, që dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit në zona të ndryshme të qytetit. Njëri prej tyre ishte i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Të arrestuarit janë: Z. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë dhe O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, me precedent penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 4 të qytetit, në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer Z. Ç., si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës narkotike kokainë dhe një shumë parash të dyshuar si e përfituar nga shitja e drogës.

    Kontrollet vijuan edhe në banesat e tyre, ku u sekuestruan dhjetëra doza të kokainës të gatshme për shitje, 2 peshore elektronike, si dhe sende të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale. Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases J. Ç. (parukeri), u gjet dhe sekuestrua një sasi kanabisi, e ndarë në doza të gatshme për tregtim.

    Në total, gjatë operacionit u sekuestruan dhjetëra doza kokainë dhe kanabis, 2 automjete, 3 aparate celularë dhe një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga shitja e drogës.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.

    Policia e Korçës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar paligjshmërinë dhe veprimtarinë kriminale në çdo formë, në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Arrestime lëndë narkotike Policia e Korçës Veprimtari kriminale
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Zjarret në Shqipëri: 25 vatra në 12 orë, 10 mbeten aktive

    August 7, 2026

    Senatori Mitch McConnell lë rehabilitimin, i paqartë rikthimi

    August 7, 2026

    Influencerja Sydney Towle humb betejën me kancerin e rrallë

    August 7, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Zjarret në Shqipëri: 25 vatra në 12 orë, 10 mbeten aktive

    August 7, 2026

    Senatori Mitch McConnell lë rehabilitimin, i paqartë rikthimi

    August 7, 2026

    Influencerja Sydney Towle humb betejën me kancerin e rrallë

    August 7, 2026

    Guterres kërkon armëpushim urgjent mes Rusisë dhe Ukrainës

    August 7, 2026

    Akuzat e Këlliçit: Rama po krijon monopol në shëndetësi

    August 7, 2026

    Hiqet gjuha shqipe në kufirin e Maqedonisë së Veriut, reagon opozita

    August 7, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Monitorim me dronë në Korçë: 820 gjoba dhe 4 të arrestuar

    August 6, 2026

    Aksident në Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe bie në nënkalim

    August 6, 2026

    Shpopullimi në Shqipëri: 13% e territorit braktiset në 12 vite

    August 6, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Debati për pronat, Koçeku i përgjigjet Braçes për agroturizmin

    July 31, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.