Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tregimi i së dielës – nga Agim Xhafka

    Kulturë December 3, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    LETRAT JASHTË ZARFIT

    Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashur sa kushdo që shkonte për punë a i binte rruga andej pandehte se atje jetonte një familje. Të shumtë në numër për këtë emërtim,por kaq të afërt e të respektuar me njëri-tjetrin sa vërtet ngjanin si degët e një fisi. Nuk kishte atje sherre,grindje,debate. Edhe në rrugë flitej me zë të ulët e fjalët respektuese ndaj njëri-tjetrit mbizotëronin. Mes këtij mjedisi po shkonte në punë Telo,përgjegjësi i postës. Përshëndetej me kalimtarët,buzëqeshte deri sa hapi derën e zyrës. Kuptohej që kjo postë qe si një agjenci e vogël. Veç Telos aty punonte dhe Irfani,shpërndarësi i letrave e i dokumentave. As pastruese nuk kishin në organikë. Zyrës i jepte një fshesë e një leckë të shtunave herë gruaja e Telos,herë gruaja e Irfanit. Por ky mëngjes do e zinte Telon keq,shumë keq.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    -Na kanë vjedhur trajstën e letrave që do nisnim dhe trajstën me letrat që solli mbrëmë makina e postës,o shef,-i dha gjëmën Irfani.

    Telo u mbajt te dera,u ul ngadalë dhe po i rrukulliseshin mendimet si ato gështenjat që poqi dje në tiganin me vrima e në vend t’i derdhte në pjatat mbi tavolinë u pengua te cepi i saj dhe iu rrukullisën kokrrat në parketin e dhomës së ndenjes. Të lajmëronte policinë pati ngurim,do thoshin,kjo qenka postë leshi,ua vidhkan letrat e popullit. Të lajmëronte qendrën e mendonte fatale,mbase e pushonin. Futi kokën mes duarve e nisi të lutej. Nuk qe dhe aq besimtar,por atë çast po i premtonte zotit se nuk do linte asnjë ceremoni në kishë a në xhami pa qënë i pranishëm. Në këtë furtunë mendimesh trokiti dera. Nuk arriti të thoshte hyrë se një mesoburrë u shfaq para. U tremb Telo,mos qe nga ata që priste ndonjë letër e do të bënte pyetjen fatale,a ma jepni tani se kam ditë që e pres! Por jo,qe krejt e kundërta. Mesoburri mbante në dorë bash dy trajstat e postës. Ato që i kishin vjedhur në mëngjes.

    -I gjeta te dera e hotelit të qytetit,-tha ai.-Do i ketë harruar atje shoferi i postës. Ka pirë kafe a ndonjë raki dhe ja si bëhet e keqja. Po shyqyr që sipër kanë logon e postës e nuk humbasin.

    I la mbi tavolinë dhe iku. Atë çast Telo e Irfani u përqafuan,u bënë njësh,u lidhën me njëri- tjetrin si ato gërshtetat e Marjetës,vajzës së butikut ngjitur me postën. Në këtë ngazëllim mbushur me lot gëzimi hapën trajstat. Që t’i sistemonin e t’i shpërndanin sa më parë. Por e keqja që u erdhi në sabah nuk po u ndahej. Letrat qenë brenda,por sa u shtrinë mbi tavolinë u pa çudia. Të gjitha ishin pa zarfa. Një grumbull fletësh të shkruara me stilolaps,me laps,makinë shkrimi,kompjuter,por pa zarfa. Siç duket ai që i përlau qe manjak pullash,i duheshin veç ato. U tmerruan. Më mirë mos t’i kishin gjetur se tani do gjendeshin para akuzës,kishin hapur letrat dhe i kishin lexuar. Pra qe prekur privatësia e qytetarëve. Sërish Telo futi kokën mes duarve. Tani donte të qante dhe të qante me dënesë.

    -Po ne zarfa mund të blemë në çdo kancelari,-i tha Irfani.-Fusim letrat brenda dhe ua çojmë njerëzve në shtëpia.

    Telo nuk i vuri rëndësi,por pas ca sekondash nuk iu duk kaq pa vlerë. Veçse doli para vështirësia e parë.

    -Po ne s’kemi adresat dhe emrat e njerëzve,o Irfan!

    -Po ne i njohim gjithë banorët,o shef!

    Kështu nisën të lexojnë letrat. Filloi Telo:

    -E dashur mama. Boll ndenje në Londër,u bë viti,ndaj eja se po të presin nipi Erion dhe mbesa Ola….Qenka Bujari që ia dërgon mamasë. Shënoje,na zarfin!

    Sa mbaruan me letrën e parë mori Irfani një letër nga tavolina:

    -E dashur Meri. Të kam thënë që do e divorcoj gruan për ty,por duro edhe ca. Akoma je në muajin e dytë të shtatzanisë…

    Nuk vazhdoi më se bashkë me Telon bërtitën në një zë:

    -Ua,Goni,regjisori i teatrit!

    E kishin parë shpesh me Merin,por nuk besonin se ishin në një lidhje. Kaq u desh e të dy ia nisën fjalëve të bukura për Ollgën,të shoqen e regjisorit. Apo s’është e bukur,e sjellshme,e qetë,mësuese shembullore…Por detyra ua donte ta nisnin letrën. Vunë emrat mbi zarf dhe kapën një letër tjetër mbi tavolinë. E kishte rradhën Telo:

    -I dashur baba,po të shkruaj me turp,jam në burg në Spanjë. Ashtu më shkoi jeta. Nuk të dëgjova…

    Telo nuk e vazhdoi më. Është Ladi,ai djalë aq i mirë. Gati po lotonte. Po Irfani nuk e la zhytyr në këtë oqean emocioni. Filloi me letrën tjetër:

    -Zoti komisar,dua të bëj një denoncim. Bajrami çdo ditë fut te lokali i vet dy vajza të mitura e i përdor si prostituta. Por me klientë nga qytetet e tjera. Jam Zyhdiu,por anonim të lutem.

    Ngelën pa mend Telo dhe Irfani. Përballë njëri-tjetrit me sy të shqyer gati si të zalisur. Te lokali i Bajramit pinin kafe çdo ditë. Atje i bënin dhe festat e gëzimet familjare. Iu hidhërua pështyma,nuk dinin në gëlltitej e pështyhej vreri. Më tej lexuan gëzime,hidhërime dhe çudira plot. Si dhe shpifje marifete. Lexo e turbullohu,lexo e gëzohu,lexo e merr veten me shpulla nga habia. Kulmi ishte letra e fundit. E dërgonte Sofia,më e moshuara e qytetit,që ishte bërë stërgjyshe para shumë e shumë viteve. Kërkonte nga bashkia të ndërhynte te një sherr i madh mes bijve e bijave të saj. Donin ta merrnin të gjithë në shtëpitë e tyre e kjo i lutej kryetarit të bashkisë që të bënte një grafik me vulë e firmë se kush do e mbante ndryshe do bëhej gjaku gjer në gju në fisin e saj.

    -Fat që e mbyllëm me Sofinë,me këtë letër gazplotë,-tha Telo e sërish futi kokën mes duarve. Po mendonte shumë,më mirë po reflektonte shumë. Si ndodhi që brenda një dite në trurin e tij u shpartallua ai qytet aq i qetë,aq i dashur,aq i mirë. Sikur na ra një tërmet psikopatik,i dha karar vetes. Pastaj u kthye nga Irfani. Pa që letrat ai i kishte rregulluar të gjitha. Brenda zarfave dhe me adresa të plota sipër. Po bëhej gati t’i shpërndante.

    -Si na ndodhi kështu,o Irfan? Ku shkoi ai qyteti që rronim aq të lumtur?

    Irfani si për ta qetësuar foli kot,por jo aq kot:

    -Po qyteti është si moti,o shef!

    -Si qenka si moti?

    -Po ja ka ditë me diell,por ka edhe ditë me re. Ka edhe ditë me shi,ditë me dëborë,me rrebeshe. Se jetë është kjo e uruar,nuk është libër që e shkruan si të duash.

    Dhe iku me çantën dingaz me letra futur nëpër zarfa. Po në sekondë u kthye. Për të thënë:

    -Ka dhe çaste kur bije shi me diell njëkohësisht. E kemi provuar,apo jo?!

    Kërceu mbi biçikletë Irfani dhe fluturoi rrugëve të qytetit duke fishkëllyer.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Agim Xhafka djathtas Tregim
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Krenar Myrteza; “Hiqini kapelën Edi Ramës, jam i djathtë i zhgënjyer”

    May 18, 2025

    Ilir Meta nga burgu, nuk pranon mandat “qyl”

    May 18, 2025

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025

    Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë

    May 17, 2025

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025

    “Ja ke idenë o?” thyen rekord në Korçë dhe Pogradec, shtohen data të reja të shfaqjes

    May 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    RinArt, aktiviteti që promovoi talentet e qarkut

    May 17, 2025

    Rama dhe Macron nëshkruajnë memorandum për projektin e turizmit në Korçë

    May 17, 2025

    Vota e diasporës, PS drejt mandatit të 7 – ky është rezultati paraprak

    May 17, 2025
    Më të klikuarat

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.