Tuma e Kamenicës është padyshim një nga sajtet arkeologjike më të njohura në gjithë vendin. Një pjesë e konsiderueshme e këtij sajti është e vizutueshme për turistët e shumë vendas e të huaj.
Sipas arkeologut Lorenc Cenolli brenda këtij muzeu ka një hapësirë të dedikuar për vizitoret, të cilët mund të mësojnë mënyrën e jetesës të njerëzve që dikur kanë jetuar aty.
“ja vlen te quhet një sit arkeologjik multifunksional kemi dhe një kuadrat të veçuar që e kemi detajuar me hollësi për të realizuar arkeologjinë eksperimentale. Duke nisur me aplikimin e nxënësve të gjithë shkollave, do e aplikojmë në sloganin arkeologu i vogel, të cilat do i mësojnë nxënësit si behet gërmimi arkeologjik, si dokumentohet deri në botimin e saj. Aty mësojnë e qeramiken, si është bërë në periudha të ndryshme kohore ”
Një grup turistësh suedeze janë ndierë të mrekulluar me këtë vend arkeologjik, të cilin e vizitonin herë të parë. Për ta tejet interesante ishte të mësonin sesi banorët para mijëra viteve kanë jetuar në këtë vend
” Vij nga Suedia, kam dashur të vij në Shqipëri për afro 20 vite por këtë vit u bë e mundur. Jam kënaqur, njerëz mikprites, ushqim shumë i mirë dhe ky vendi sot është mrekulli. Të shohësh gjithë monumentet e kulturës këtu dhe gjetjet ndodh jo çdo ditë”
” Eshte hera e parë në Shqipëri për ne. U kënaqa duke parë sesi fëmijët bënin lakror dhe merreshin me poceri. Gjithë muzeu është i veçantë dhe eksperienca është fantastike”
“Përshtypjet fantastike. Ne Suedi nuk kemi mundësi të shohim të tilla objekte dhe është interesante ecja nëpër muze. Uroj të vij përsëri”
Me rastin e ditëve të trashëgimisë së kulturës të shkollës 9 vjeçare Dvoran kanë demonstruar për vizitorët zbulime arkeologjike, gatime si dhe punimin e zahireve.
“Mesuam si të hapim varret, të shohim kockat e njerëzve me pare, ilirëve, paraardhesve tanë, mësuam për pocerine, si të gatuajmë, shtëpia që me pare jetonin njerëzit, qe ishin endacakë, të tilla”
Tuma e Kamenicës është vendvarrim prehistorik është monument kulture i llojit arkeologjik ku janë zbuluar rreth 425 skelete dhe 3600 objekte. Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan.


