Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    U nda nga jeta Fatos Nano – Niko Peleshi: “Shqipëria humbi një nga figurat më të mëdha të politikës postkomuniste”

    Aktualitet October 31, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lajmi i ndarjes nga jeta të Fatos Nanos ka tronditur botën politike shqiptare. Reagimet kanë qenë të shumta, ndër të cilat edhe ai i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili me një status prekës në rrjete sociale i dha lamtumirën ish-kryeministrit dhe themeluesit të Partisë Socialiste.

    “Para pak çastesh u nda nga jeta Fatos Nano, politikani që dominoi një epokë të tërë të jetës politike shqiptare, themeluesi dhe drejtuesi vizionar i Partisë Socialiste deri në vitin 2005”, shkruan Peleshi, duke nënvizuar rolin e tij si arkitekt i së majtës moderne.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në kujtimin e tij personal, Peleshi tregon se Fatos Nano ishte njeriu që i hapi rrugën në politikë:
    “Për mua personalisht, Fatos Nano mbetet figura që më hapi dyert e politikës, duke më besuar përgjegjësinë e parë publike, në atë kohë një ftesë ndaj një brezi të ri për të ndërtuar së bashku Shqipërinë që ne të gjithë e ëndërronim.”

    Sipas Kreut të Kuvendit, kontributi i Nanos tejkalon çdo përvojë individuale, pasi ai mbetet “politikani modern që solli frymën e vërtetë europiane në mjedisin tonë publik… intelektuali që dinte të fliste gjuhën e ideve, liberali që besonte te liria individuale dhe zhvillimi ekonomik, europianisti i bindur që e shihte të ardhmen e Shqipërisë vetëm në familjen e madhe europiane.”

    Duke e cilësuar si arkitektin e transformimit historik të së majtës shqiptare, Peleshi thekson se Nano kishte “guximin të thyente dogmat, vizionin për të parë përtej krizave të çastit dhe forcën për të ndërtuar një lëvizje politike që mund të qeveriste dhe të modernizonte vendin.”

    “Historia do ta gjykojë me drejtësi kontributin e tij. Ne që patëm privilegjin ta njohim, ta dëgjojmë dhe të punojmë pranë tij, e dimë se Shqipëria humbi sot një nga figurat më të mëdha të politikës së saj postkomuniste. I paharruar, Fatos Nano!” – përfundon Peleshi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025

    Anastas Janullatos, njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

    November 4, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025

    Anastas Janullatos, njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

    November 4, 2025

    Ata që i dhanë zë Korçës për një shekull – Kujtesë për korin legjendar “Lira”

    November 4, 2025

    Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në një vizitë zyrtare në Bashkinë e Korçës

    November 4, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Universiteti i Korçës sjell për herë të parë në Shqipëri modelimin e sektorit të bujqësisë

    November 3, 2025

    Nisin punimet në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë

    November 3, 2025

    Korça Open Air 2025 – Qielli mbi Korçë u mbush me adrenalinë dhe emocion

    November 3, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë

    October 30, 2025

    Pogradec-Korçë/Kontrolle dhe verifikime intensive, kundër zënies dhe shfytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave

    November 1, 2025

    Shkarkime në Policinë e Korçës pas ngjarjes në Devoll, largohet drejtori Erion Ahmeti, pezullohet zëvendësi Hajri Kushe

    November 1, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.