Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    VANGJUSH MIO, SHEMBULLI BRILANT I PIKTORIT TË NATYRËS

    Aktualitet May 23, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë karrierës 40-vjeçare, Vangjush Mio (3 mars 1891 – 30 dhjetor 1957) realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura. Rreth 60 punime të tij zënë vend në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e tjera, nën kujdesin e së bijës, Rozeta, ekspozohen në shtëpinë-muze të tij.Vangjush Mio ishte pjesë e artistëve realistë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX. Një nga figurat më të rëndësishme të arteve pamore shqiptare, peizazhist dhe portretist i shquar, i vlerësuar dhe i njohur si poeti i peizazhit shqiptar. Krijimtaria e Vangjush Mios luajti një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të artistëve shqiptarë në kushtet e izolimit kulturor të shtetit komunist, pasi ishte dhe shembulli më i qartë i një arti jashtë propagandës partiake dhe kornizave të realizmit socialist shqiptar. Vangjush Mio lindi në Korçë në një familje të mesme qytetare. Mësimet e para i bëri në qytetin e lindjes, shkollën e mesme nuk mundi ta mbarojë në vendlindje dhe vitin 1908 vëllai i madh Anastasi e merr me vete në Bukuresht, ku në vitin 1914 ai regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura të Bukureshtit. Në koloninë shqiptare të Bukureshtit ndodheshin dhe shkrimtarët Asdreni (Aleksandër Stavër Drenova) dhe Lasgush Poradeci, me të cilët Mio takohej shpesh dhe merrte pjesë në veprimtaritë artistike në kor dhe teatër, duke luajtur si aktor.

    Vizatimet dhe tablotë e Vangjush Mios, të realizuara në këto vite, shprehin qartë prirjen e tij drejt peizazhit. Në vitin 1919 ai diplomohet dhe po në atë vit në Bukuresht hap ekspozitën e parë vetjake. Me punimet e sjella nga Rumania ai hapi në Korçë (1919) ekspozitë që vlerësohet si ekspozita e parë e arteve figurative e hapur në Shqipëri. Më 1920 u regjistrua në Institutin e Lartë të Arteve të Bukura të Romës dhe e mbaroi atë (1924) duke marrë diplomën e piktorit si dhe atë të piktorit restaurator. Gjatë viteve të qëndrimit në Itali, Mio vizitoi qendrat më të rëndësishme të artit italian si: Firencen, Venecian, Bolonjën, Pizën e qendra të tjera historiko-kulturore. Gjatë viteve 1924-1926 ai vizitoi përsëri Italinë. Prej këtyre viteve ruhet një koleksion i pasur vizatimesh dhe tablosh, ku vëmendjen e piktorit e tërheq kryesisht Roma e Venecia. Ai është admirues i realizmit italian të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX si dhe i impresionizmit. Atmosfera e një lëvizjeje kulturore artistike e viteve 20 – të në Korçë solli edhe krijimin e “Shoqërisë së Arteve të Bukura”. Mioja është piktori i kostumeve të dramës “Vdekja e Pirros” e Mihal Gramenos. Ai në shtëpinë e tij krijoi studion ku punonte vazhdimisht si me vizatimet nga natyra, po ashtu edhe përfundonte peizazhet e realizuara direkt nga natyra (plain – eir). Në Korçë, në vitin 1926, Vangjush Mio realizoi ekspozitën e dytë vetjake në Shqipëri. Në 1928 prezantohet me peizazhe të realizuara nga zona të ndryshme të vendit (Korça, Pogradeci, Elbasani, Durrësi, Tirana etj).

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në këtë ekspozitë të hapur në kryeqytet, tashmë Vangjush Mio merr vlerësime të larta, gjë që vihet re në vendin që i lihet piktorit në ekspozitën e parë kombëtare të vitit 1931 (paraqitet me 29 punime). Në vitin 1932, në të njëjtën veprimtari ai vlerësohet me çmim të parë në pikturë. Pas një viti (1933) ai hap në Korçë përsëri ekspozitë vetjake me realizime të reja nga qyteti i Korçës dhe i Pogradecit. Më vonë Mion e shohim të marrë pjesë në ekspozitën e Barit – Itali (1938) dhe në Tiranë (1932). Në vitin 1934 ai emërohet mësues vizatimi në Liceun Francez të Korçës. Pas çlirimit të vendit, Vangjush Mio merr pjesë në Tiranë në shumë ekspozita kolektive, duke filluar që nga e para që u hap në muajin janar 1945. Në maj të vitit 1957 Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë organizoi një ekspozitë retrospektive të Vangjush Mios, që është dhe ekspozita e fundit personale sa ishte gjallë piktori dhe që vlerësohet si më e plota. Pas vitit 1949 ai punoi si skenograf e kostumograf në teatrin prefesionist të Korçës, ku ka realizuar mjaft punime në këtë fushë. Duke realizuar një peizazh në Berat, sëmuret rëndë dhe pasi shtrohet në spitalin e Tiranës ndahet nga jeta, më 30 dhjetor 1957. Veprimtaria artistike e Vangjush Mios është shumë e gjerë. Ai ka lënë një koleksion të madh veprash në gjininë e portretit, peizazhit e më pak kompozime. Numërohen mbi 500 tablo të tij, 200 vizatime, si dhe 80 pllaka xhami fotografike, të cilat ruhen në studion Muze të piktorit (Korçë), në GKA, Tiranë, në GA, Korçë dhe në koleksionet e institucioneve të larta shtetërore dhe në koleksionet private.Mio filloi të vizatojë që fëmijë, por veprat e tij të ruajtura në koleksonin e familjes i përkasin vitit 1906. Ai vlerësohet si një nga piktorët e parë profesionistë në Shqipëri krahas Simon Rrotës, i cili në vitin 1915 kthehet nga studimet në Akademinë “Brera”së Milanos (Itali). Fillimisht Mio priret të bëjë vizatime me laps dhe sepia, duke realizuar portrete, figura, kompozime, nudo dhe peizazhe..Më pas realizoi kompozime nga jeta e përditshme e njerëzve të thjeshtë, portrete familjare dhe portrete të ndryshëm, duke u dashuruar mbas peizazhit urban, baritor, liqeneve dhe detit. Ai vizatoi dhe pikturoi peizazhet e disa zonave të Shqipërisë, kala, site arkeologjike, pamje qytetesh në Romë, Venecia, Bolonjë, Piza, Firence, Durrës, Butrint, Ulqin, Tiranë, Shën Naum, Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Pogradec, Shkodër, Përmet, Gjirokastër e Berat. Krijimtaria e gjerë e artistit Vangjush Mio në fushën e peizazhit dhe portretit realist, u bë shkollë e madhe për të gjithë artistët shqiptarë, pasi ai realizoi vepra me kualitet të lartë artistik, evidentoi dritën diellore mesdhetare të peizazhit shqiptar dhe u bë shembulli brilant i piktorit të natyrës. Mio krijoi imazhin e figurës së piktorit në Shqipëri, që i ofron publikut veprat e tij në ekspozita vetjake dhe në studio. Shumë piktorë të njohur që kaluan fëmijërinë në qytetin e Korçës, morën mësimet e para në pikturë nga mjeshtri Vangjush Mio.Më 26 qershor 1989 parkut të madh të qytetit të Korçës i jepet emri i “Piktorit të Popullit” Vangjush Mio. Po atë vit, Galeria Kombëtare e Arteve botoi monografinë me titullin “Vangjush Mio”. Ai zë një vend të rëndësishëm në historinë e artit shqiptar, duke u vlerësuar si një nga piktorët realistë të gjysmës së parë të shekullit 20-të, krahas piktorëve të tjerë të Traditës si Kol Idromeno, Andrea Kushi, Simon Rrota, Ndoc Martini e Zef Kolombi. Krijimtaria e tij u bë pjesë e dhjetra ekspozitave vetjake dhe kolektive brenda dhe jashtë Shqipërisë, si në Itali, Rumani, Kinë, në Bienalen e Aleksandrisë, Greqi, Egjipt, Kosovë, Turqi, ish – Jugosllavi, Mal i Zi. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë ruhen pesëdhjeteshtatë vepra të piktorit Vangjush Mio, ndërsa në Galerinë e Arteve, Korçë ruhen trembëdhjetë vepra nga mjeshtri. Pas viteve 1990 shumë koleksionistë privatë blenë vepra të Mios nga vajza e tij Rozeta që trashëgonte në Korçë punimet e tij. Qendra Kulturore në Korçë mban emrin “Vangjush Mio”, ndërsa në vitin 2015 u botua në Tiranë Monografia e plotë për artistin, nga historiania e artit shqiptar Suzana V.Kuka.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Art Korça Kulturë Piktura Vangjush Mio
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025

    Erion Isai; “Martesa ime ka përfunduar para dy vitesh” – ja çfarë shkruan kryebashkiaku

    June 12, 2025

    Turizmi rajonal në fokus: Institucionet dhe partnerët zhvillojnë bashkëpunim për një destinacion të qëndrueshëm në Qarkun e Korçës

    June 12, 2025

    Nxënësit e gjimnazit “14 Engjëjt” sjellin një film emocionues kundër bullizmit

    June 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Gruaja nga Devolli kthehet në makth për 45-vjeçarin, e kërcënon se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para

    June 11, 2025

    Tragjedi në Korçë: Gjendet i vetëvarur një 20-vjeçar nga fshati Gjonomadh

    June 11, 2025

    Rama ndan pamje nga “ëmbëlsia e freskët” e Pogradecit

    June 10, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë | Ndërron jetë papritur Edi Meçollari, një tjetër i ri që humb jetën – trishtim në qytet

    June 11, 2025

    Tragjedi në Korçë: Gjendet i vetëvarur një 20-vjeçar nga fshati Gjonomadh

    June 11, 2025

    Gruaja nga Devolli kthehet në makth për 45-vjeçarin, e kërcënon se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para

    June 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.