Gjykata e Korçës ka lënë në burg 37 vjeçaren Vaide Shuli me akuzën e ushtrimit të prostitucionit
Kjo shtetase vetëm pak ditë më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Celnik Melcellari, kundrejt pagesës
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 47 vjeçari nga Sovjani me banim në Korçë në një banesë të marrë me qera, gjatë aktit seksual ka pësuar hipertension, çka i ka sjellë edhe vdekjen
Në dëshminë e saj, edhe para trupit gjykues, 37 vjeçarja është shprehur se ka ofruar viktimës të telefonojë urgjencën e spitalit për të marre mjekim, por ky i fundit nuk ka pranuar.
Sipas akuzës, 47 vjeçari ka ndërruar jetë brenda në automjetin e tij, në prezencë të Vaide Shulit, e cila nuk ka lajmëruar as policinë për ngjarjen e ndodhur por është larguar drejt banesës së saj, aty ku është arrestuar pas gjetjes së shenjave të gishtërinjve brenda në automjet