Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vendbanimi i Linit, nisin diskutimet për muzealizimin e historisë 8 mijë vjeçare

    Aktualitet September 6, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Bashkisë e Pogradecit Ilir Xhakolli është takuar me një pjesë të ekipit të arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë të cilët janë duke punuar në vendbanimin palafit mbi 8000-vjeçar në Buqezë të Linit.

    Në takim u disktua me ta mbi mundësitë që duhen krijuar në këtë zonë me rëndësi të madhe arkeologjike e cila ka një interes të lartë nga vendasit dhe të huajt për tu vizituar. Vendosja e stendave të informacionit, ekspozimi i një pjese të gjetjeve për këdo që ka kuriozitetin të mësojë mbi vendbanimin dhe fermerët e parë të Europës që ishin në këto toka.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ilir Xhakolli: “Është e rëndësishme të bëjmë diçka sepse është zbulim i madh dhe nuk mund ta kalojmë kaq thjeshtë. Në idenë time nuk është që ne të ndërtojmë kasollet, por këto që janë zbuluar të konservohen dhe të shpallen zona arkeologjike, të jenë me tabela të shpjeguara dhe po në atë zonë të jetë edhe muzeu i ri ashtu si do ta mendojmë”.

    Një kërkesë e kryebashkiakut Xhakolli kundrejt arkeologëve ishte edhe realizimi i një projekti për një Muze, i cili në të ardhmen të ngrihet në aty, duke i dhënë zonës jovetëm rëndësinë e duhur por për ta kthyer në një nga zonat arkeologjike më të vizituara në Shqipëri, Ballkan dhe Europë. Ndërsa për drejtuesit e ekspeditës arkeologjike Anastas Kostandini dhe Albert Hafner ky është hapi i duhur që duhet të jetë i radhës por që sigurisht kërkon kohë dhe investim.

    Albert Hafner: Për çështjen e muzeut nevojitet një kohë shumë e gjatë për projektimin dhe ndarjen e shtojcave për realizimin e muzeut, në disa raste mund të vonojë për një minimum deri në 10 vjet. Por ajo çka duhet të mendojmë është që ti ndajmë gjërat me një projekt të vogël, një të mesëm dhe një të madh. Si shembull po ju marr një rast në Zvicër, në një rast festimesh ata krijuan një muze me një pirodë me mjet lundrimi, i cili është 24h i hapur dhe i aksesueshëm dhe që vizitorët mund ta shikojnë zonën edhe nga posht por edhe nga lart. Kjo mund të jetë një mënyrë innovative e muzealizimit. Sepse një nga fokuset kryesorë është që të lëmë edhe një gjurmë në vendin kur kryen punët dhe kjo është shumë positive.

    Profesor, Doktor Ilirjan Gjipali: Mendoj që mund të jetë diçka që mund të fillojë me një pikë informacioni për turistët për tu zhvilluar pastaj si ambiente ku do të depozitohen materialet e kërkimeve, punë e cila do të vazhdojë edhe për shumë vite.

    Adrian Anastasi: Do të ketë një njohje të plotë të gjithë punës tonë dhe zbulimit që është bërë atje me foto video dhe postera, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe realizojmë gjithçka.

    Vendbanimi Palafit në Buqezë të Linit sipas arkeologëve është vendi ku ka lindur bujqësia dhe bujqët e parë të cilët më pas u përhapën në të gjithë Europën, sot për sot ai rezulton si venbanimi më i vjetër i Europës, plot 8100 vjet më parë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bazilika e Linit djathtas kryesore pogradec Politikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Starova, fshati i Pogradecit me histori të lashtë që ruan identitetin përtej emërtimit Buçimas

    September 3, 2025

    Lamtumirë Qani Mbroçi, njeriu që solli boksin në Pogradec

    September 8, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.