Themistokli Germenji lindi në Korçë në një familje me origjine nga fshati i Germenjit, i biri i Thanasit dhe Katarina. I ati qe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, e për shkak të veprimtarisë së tij u vra ne Thrake…
Më 1892, mërgoi për në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun. U kthyen në atdhe pas nëntë viteve, dhe u vendosën në qendrën e vilajetit, Manastir. Aty hapën hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908, veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin te gjithë. Në një dhomë të fshehtë ndodhej shtypi kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shgipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë. Qe pikë mbledhjeje për rininë shqiptare që shkollohej atëkohë në qytet. Ndihmoi për organizimin e Kongresit të Manastirit, që u mbajt në hotelin e tij.
Më 24 nëntor 1916, Themistokliu u paraqit tek autoritetet franceze dhe u takua me kolonelin Dekuan. Janë të famshme fjalët e Themistokliut:
“Unë jam një patriot shqiptar. Nuk kam asnjë shkak armiqësie kundër francezëve. Nuk kam qenë kurrë kundër jush, por me ata që më dukej se garantonin lirinë e atdheut tim. Unë grekët i shikoj si armiqtë tanë më të mëdhenj. Kam marrë armët për t’i luftuar. Tash që autoritetet franceze larguan nga Korça përfaqësuesin e qeverisë greke, nuk kam më asnjë arsye për të qëndruar në mal.
Franca gjithnjë e më shumë po anonte nga Serbia e Greqia, gjë që e treguan edhe traktatet që u nënshkruan prej saj në dëm të Shqipërisë, si Traktati i fshehtë i Londrës 1915 dhe të tjerët më vonë. Franca iu kundërvu brendisë politike të Protokollit, meqenëse ajo binte në kundërshtim me interesat greke dhe orientimet politike progreke të qeverisë së Parisit.
Kjo gjë ndikoi edhe te qëndrimet dhe zhvillimet ushtarake në Korçë. Kthimi në pushtet i Venizellosit, që futi Greqinë në anën e Antantës, qershor 1917, për të cilën ishin përpjekur me kohë qarqet politike të Francës e më gjerë, e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Korçë. Kolonel Dekuan-in e larguan nga Korça, si përgjegjës për nënshkrimin e protokollit të 10 dhjetorit.
U arrestua prej Shërbimit sekret francez themeluesi dhe udhëheqësi i Krahinës Autonome shqiptare të Korçës, Th. Gërmenji dhe u dërgua në Selanik, ku u nxor përpara një gjyqi ushtarak dhe u dënua me vdekje, me akuza të sajuara e të pavërtetuara si “agjent” i Fuqive Qendrore” më 9 nëntor 1917.
Intrigat e mbyllën Themistokli Gërmenjin mbas dyerve të hekurta të ruajtura me ushtarë. Ai u giykua në Selanik nga një giykatë ushtarake franceze e Armatës së Lindjes, u deklarua fajtor si bashkëpunëtor me ushtritë e Boshtit Qendror dhe u pushkatua menjëherë më 9 nëntor 1917. Më vonë u deklarua i pafajshëm dhe u varros me një ceremoni madhështore në Korçë. Po asgjëkund nuk thuhet se sa plumba u gjetën në trupin e tij… Kur u largua nga Korça, koloneli francez, Dekoen e mori me vete flamurin e dhjetë dhjetorit të njëmijë e nëntëqind e gjashtämbëdhjetës, pikërisht atë flamur të parë që ngriti Themistokli Gërmenji në ballkonin e ndërtesë dykatëshe.
Me sa duket, ndërgjegija e pastër e kolonelit Dekoen binte ndesh kryekëput me vendimin e nxituar të Gjykatës Ushtarake te Selanikut. Koloneli Dekoen u tregua shumë dashamirës dhe mirënjohes ndaj Themistokliut dhe sidomos me flamurin, të cilin pasi e mori me vete, shumë shpejt, në vitin 1922, ua dorzoi autoriteteve Shqiptare menjeherë pas hapjes së Muzeut të parë në Tiranë.