Drejtoria Vendore e Policisë Korçë vijon punën për rritjen e sigurisë dhe zbatimin e ligjit në territorin e saj. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer veprime procedurale në disa raste të ndryshme:
Arrestim në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 48 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Procedim penal për dhunë në familje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës së saj.
Kallëzim për vjedhje
Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi L. B., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në biznesin e tij në fshatin Rrëmenj, gjatë kohës që nuk ka pasur persona të pranishëm, i është vjedhur një sasi lekësh. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


