Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vizita paqësore e Kryepiskopit Joan në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës përmbyllet me sukses

    Aktualitet June 18, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Është përmbyllur me sukses vizita paqësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanit, në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës.

    Gjatë qëndrimit të tij në qytetin historik të Stambollit, Kryepiskopi vizitoi dy nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë bizantine dhe të krishterimit lindor: Shën Sofinë, simbolin e madhështisë shpirtërore dhe artistike të qytetërimit bizantin, dhe Manastirin e Shpëtimtarit në Horë, një perlë ikonografike e përshpirtshmërisë ortodokse. Këto vizita nënvizuan lidhjen e thellë shpirtërore dhe kulturore që Bashkia Autoqefale e Shqipërisë ka me trashëgiminë e krishterimit lindor.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vijim të vizitës, komuniteti ortodoks i Vllangës në Kostandinopojë priti Fortlumturinë e Tij me mikpritje të ngrohtë, në një atmosferë vëllazërore e shpirtërore, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të hierarkisë kishtare, klerikë dhe anëtarë të komunitetit lokal.

    Përmbyllja e vizitës u shënua me një përcjellje përzemërsisht të ngrohtë, ku përveç përfaqësuesve të Patriarkanës, ishte i pranishëm edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll, duke reflektuar respektin dhe vlerësimin për rolin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun shpirtëror dhe bashkëpunimin ndërkishtar në hapësirën ortodokse.

    Vizita përforcoi më tej marrëdhëniet vëllazërore me Patriarkanën Ekumenike, si dhe afirmoi përkushtimin e Kishës së Shqipërisë ndaj unitetit, dialogut dhe vlerave të përbashkëta shpirtërore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Imzot Joani Kryepiskopi i Shqiperise Patriarkana Ekumenike Permbyllet vizita slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Lamtumirë Qani Mbroçi, njeriu që solli boksin në Pogradec

    September 8, 2024

    Starova, fshati i Pogradecit me histori të lashtë që ruan identitetin përtej emërtimit Buçimas

    September 3, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.