Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Wageningen viziton UNIKO-n për bashkëpunim në bujqësi

    Aktualitet May 28, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë priti një delegacion nga Universiteti Wageningen në Hollandë, një ndër institucionet më prestigjioze në Evropë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Qëllimi i vizitës ishte eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në fushën e zhvillimit bujqësor në Shqipëri.

    Delegacioni i përbërë nga Herman Snel, Monica Sopov dhe Marianne Van Dorp, të shoqëruar nga përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Enrik Keco dhe Ola Gliozheni, u prit fillimisht në ambientet e Rektoratit nga drejtuesit e universitetit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi, u uroi mirëseardhjen miqve dhe i njohu ata me historikun dhe profilin e universitetit, si i vetmi institucion i arsimit të lartë në Qarkun e Korçës. Ai vuri në dukje se në vitet e fundit, aktivitetet akademike të universitetit janë orientuar gjithnjë e më shumë drejt zhvillimit rajonal, përmes ofrimit të një game të gjerë programesh në fusha si shkencat natyrore, bujqësore, humane, edukative dhe shëndetësore. Gjithashtu, ai ndau përpjekjet për modernizimin e universitetit dhe projektet në bashkëpunim me AADF.

    Gjatë qëndrimit të tyre në Korçë, delegacioni i Wageningen zhvilloi edhe një tryezë të rrumbullakët me stafin e Fakultetit të Bujqësisë.

    Prof. as. dr. Besnik Skënderasi, dekan i fakultetit, prezantoi veprimtarinë e tij dhe nënvizoi sfidat me të cilat përballet stafi akademik. Diskutimi përfshiu çështje që lidhen me programet e studimit, angazhimin e studentëve, infrastrukturën e nevojshme për mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe lidhjet me biznesin bujqësor lokal.

    Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, që synojnë forcimin e kapaciteteve akademike dhe profesionale të universitetit, me fokus në bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bashkepunim institucional Fusha e bujqesise Universiteti "Fan S. Noli" Universiteti Wageningen Hollande
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Pogradec/Shërbimet online “tortura” për moshat e treta dhe jovetëm

    February 22, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.