Mëngjesin e ditës së djeshme një i ri ka aksidentuar për vdekje një 14 vjeçare në fshatin Zëmblak të Maliqit. 21 vjeçari nga Leshnica është arrestuar në flagrancë.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të aksidentit me pasojë vdekjen e një shtetasi
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 21 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Zëmblak, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase 14 vjeçe, banuese në fshatin Zëmblak, Maliq, këmbësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


