Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zhani Sulioti, e bukura korçare me zërin unik

    Korçë February 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ajo është vajza e mesme e këngëtarit dhe Artistit të Merituar Piro Sulioti dhe motra e Tenorit të Teatrit të Operës dhe Baletit Gjergj Sulioti. Ζhani lindi në Korçë në 01.06.1954 dhe që në moshë shumë të re u dallua për potencialin e madh muzikor që kishte që në moshë të re.

    Si nxënëse e shkollës fillore, ajo u spikat në të gjitha festivalet e pionierëve dhe si nxënëse e shkollës së mesme ajo mori pjesë në të gjitha festivalet e Radio Korçës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në vitin 1973 u transferua në Tiranë për të studiuar në Akademinë e Arteve ku në konvikte u takua dhe zhvilloi një miqësi të madhe me tekstshkruesin kombëtare Zhuliana Jorganxhi duke kënduar çdo ditë me studentet dhjetra këngë të ndaluara, të njohura si këngët e qytetit të studentit.

    Në 1976 u kthye në Korçë dhe u emërua në qendra të ndryshme kulturore të fshatrave si Lumalas e Drenovë ku përgatiti disa talente të reja. Pas përmbysjes së regjimit socialist humbi punën dhe u detyrua të lëvizte si emigrante në Greqi ku qendrimi i saj nuk ishte konstant. Në vitin 2000 ajo u kthye përgjithmonë në Qytetin e Korçës si mësuese muzike në shkollën tetëvjeçare “Asdrëni” nga ku doli në pension.

    Kontributi i saj në muzikë është i madh kryesisht për traditën muzikore të qytetit të Korçës pasi ishte një nga solistet e para femra në korin emblematik “Lyra”, këndoi dhe shpëtoi me emra të mëdhenj serenatat e qytetit të saj, megjithëse nuk ka shumë regjistrime. Νjë nga këngët e saj më të famshme është “verëshitësi” ndërsa ka kënduar shumë këngë me Spanja Pipën, Ilia Vinjaun, Mimoza Paravelin, Pavllo Shollën etj. Gjatë vitit 2002 ajo bëri koncerte brenda dhe jashtë vendit me babanë dhe vëllain e saj, ndërsa në 2014 u kthye me dy duete me vëllain e saj.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026

    Shërbimi i parë i geriatrisë në Shqipëri nis nga Korça

    August 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu prezanton fanellën e re për sezonin e ri futbollistik

    August 17, 2026

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Lavdari me 20 familje mbledh emigrantët, kërkohet rruga

    August 11, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.