Rreth orës 14:00 është raportuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Strelcë, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq. Menjëherë pas njoftimit janë angazhuar 40 forca në terren, ndërsa drejt zonës së prekur janë nisur edhe forca mbështetëse nga shërbimet e Bashkisë Maliq.
Forcat zjarrfikëse, strukturat vendore dhe Policia e Shtetit po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Është dhënë urdhër për përfshirjen e të gjithë punonjësve të shërbimeve në territor, ndërkohë që po vijon koordinimi i veprimeve në terren.
Autoritetet bëjnë me dije se situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe do të jepen njoftime të tjera në vijim.


