KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë njëherësh dy futbollistët më të rinj në këtë merkato vere.
Mbrojtësi Akpama Gift vishet bardhekuq dhe ka firmosur për 4 vjet me bardhekuqtë.
Mesfushori Chukunyere Emannuel vishet bardhekuq dhe ka firmosur 4 vjet me ekipin tonë.
Të dy futbollistët nga Nigeria janë pjesë e kombëtareve të moshave të vendit të tyre.
U urojmë suksese me fanelën e Skënderbeut.
Klubi “Skënderbeu” i uron mirëseardhjen mbrojtësit Akpama Gift dhe mesfushorit Chukunyere Emannuel!