Këtë 1 Maj kryetari i bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka zgjedhur që të jetë pranë familjeve në nevojë. Xhakolli është ndalur në lagjen 4 pranë familjes Zabzuni e cila jetonte në kushte të vështira dhe pa të ardhura të mjaftueshme mujore.
Vajza e madhe e familjes i tregoi Xhakollit se babai i tyre ka vdekur dhe nëna është me probleme në të folur, ata jetonin me 170 mijë lek të ardhura mujore, ndihmë ekonomike dhe kemp që merr vazja e vogël e familjes. Vazja u tregua e gatshme të punojë, pasi Xhakolli u ofrua ti ndërmjetësojë një vend pune në sektorin privat.
“Personalisht median e cilësoj si një bashkëpuntore mjaft të mirë për të zgjidhur problematikat e ndryshme që kanë familjet në Pogradec, e që për hir të së vërtetës në bashkinë tonë ka me qindra familje në nevojë. Edhe pse ne jemi munduar që herë pas here të jemi pranë tyre me paketa ushqimore, sigurisht që ato nuk janë zgjidhja përfundimtare. Sot isha pranë familjes Zabzuni, e cila dy ditë më parë nëpërmjet medias, lëshoi një apel për ndihmë. Më vjen mirë që ndryshe nga shumë familje të tjera, vajza e madhe ishte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike. Përfitoj nga rasti të them se ne po mundohemi fort që të krijojmë në fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet. Këta fëmijë kanë pasur një gjyshe heroinë e cila nuk jeton më dhe që vazhdimisht sipas mundësisë i kemi ndihmuar më herët, kanë një nënë heroinë që ka dhuruar veshkën për vajzën e vogël dhe tashmë do të kenë prëkrahjen tonë dhe të komunitetit për tu ndihmuar edhe më tej.”
Familjes do ti mundësohet një bonus qeraje për disa kohë, ndërkohë që bashkia po punon për të krijuar një fond banesash sociale dhe sapo të kenë programin, këtë familje do e trajtojnë me prioritet. Gjithashtu një një tjetër qytetar ka marrë përsipër që për disa muaj të paguajë faturat mujore të familjes.
Gjjthashtu kryebashkiaku ka arritur të punësojë edhe 2 vëllezërit të cilët ditë më parë apeluan nëpërmjet emisionit “Sotp” se dëshironin të fillonin punë për të jetuar.
Këtë 1 Maj që shënon Ditën Ndërkombëtare të Puntorëve, dua të ndaj me ju lajmin e bukur se i kemi dhënë zgjidhje problemit të punësimit dy vëllezërve David dhe Rigels Avxhi. Davidi u punësua pranë Bashkisë Pogradec dhe Rigelsi pranë një kompanie private, duke iu dhënë mundësinë për të pasur më shumë të ardhura dhe për të vijuar normalisht jetën e tyre. Faleminderit emisionit “Stop” dhe Odetës për sjelljen në vëmendje të historisë së tyre! Bashkë ja dalim për gjëra të mira! Suksese djema!
shkruan Xhakolli në statusin e tij.


