“Shfaqet sëmundja e zgjebjes në Pogradec. Në konviktin mbrapa meje ku marrin kujdes 4 fëmijë, 3 prej tyre janë rezultuar me sëmundjen e zgjebjes duke ngritur kështu një alarm në gjithë shkollat e Pogradecit”.
Ky fakt pranohet nga përgjegjësi i konviktit turk në Pogradec, Emiliano Kuqo, I cili shton se fëmijët që kanë rezultuar me këtë semundje janë karantinuar ndërkohë që po kthehet dhe dizifektimi i ambienteve
“Këtë vit përsëri është shfaqur kjo sëmundje dhe e kanë zbuluar qendra shëndetësore në shkolla ku ndodheshin fëmijët. Pasi kemi marrë vesh lajmin, që tek fëmijët ndodhej kjo sëmundje, i çuam në mjeku, në ambientet tona kemi bërë dizifektimin, praktikonin, pastrimi është bërë. Po presim dizifektimin. Shpresoj të mbyllet me kaq”– u shpreh Emiljano Kuqo, përgjegjës i Konviktit.
Nga komunikimi jashtë kamerave me mjekët e drejtorisë së shëndetit publik në Pogradec, pranohet prezenca e sëmundjes së zgjebjes, ku dyshohen mbi 10 raste, e për këtë po kryhen kontrolle të imtesishme në shkollat e qytetit


