Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet e Superiores

    August 27, 2026

    KAS konfirmon Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës

    August 27, 2026

    Reforma territoriale në Maliq, banorët kërkojnë referendum

    August 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    10 sekondat e vdekjes të Aleko Prodanit – nga Vepror Hasani

    Kulturë August 5, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ishte e martë ajo ditë, ora 19.30, kur u nda nga jeta gjiganti i skenës së humorit, Aleko Prodani. Vdekja ndodhi krejt papritur, gjatë kohës që po bëheshin provat gjenerale të komedisë “Tre gra për një burrë” të komediografit të njohur Italian Dario Fo.

    Ndarja nga jeta e aktorit të talentuar u përjetua me dhimbje nga spektatorët e shumtë që ishin duke ndjekur komedinë, ku roli kryesor luhej nga vetë Prodani, aktori më i dashur i tyre.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Prodani vdiq para syve të spektatorit, 30 minuta më pas nga fillimi shfaqjes, kur gjithë qytetarët e Korçës po ndiqnin me vëmendje të jashtëzakonshme.

    Gjithkush e vuri re që Aleko Prodani po bënte të pamundurën për të mos ndërprerë gëzimin e spektatorëve, por vdekja e pamëshirshme ia doli mbanë; e ndau nga jeta. Rolet e tij mbetën të pavdekshme, të gdhendura në kujtesën e gjithë shqiptarëve.Aktorët e ndodhur në skenë dhe spektatorët e qytetit të Korçës bënë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën e aktorit të dashur të tyre. por sipas mjekëve të spitalit, goditja në zemrën e tij prej infarktit kishte qenë mjaft e fortë dhe e menjëhershme.

    Nuk i la asnjë mundësi tjetër për t’i ardhur në ndihmë njeriut të adhuruar prej spektatorit të tij. Vdekja qe e menjëhershme. Nuk zgjati më shumë se 10 sekonda. Dhimbja e kolegëve e familjarëve, e të afërmve dhe e të njohurve të tij të shumtë, nuk pati të përshkruar.

    Mjaftuan vetëm 10 sekonda ankthi dhe tmerri që qyteti i Korçës, të përjetonte përhapjen e lajmit të hidhur. Ankthi kaloi edhe kufijtë e vendit. Të nesërmen, në orën 17.00, Aleko Prodani u përcoll në banesën e tij të fundit. Kortezhi i nderimeve dhe pjesëmarrësit nuk pati të mbaruar.

    10 sekondat e fundit të jetës së tijGjiganti i humorit, Aleko Prodani hodhi vështrimin mbi sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, e cila ishte mbushur nga qytetarët e tij dhe vuri re me kënaqësi se të gjithë ishin duke qeshur me të madhe. Ai sapo kishte luajtur një episod kërcimi në skenë, çka spektatorët e shumtë e pëlqyen tej mase. Kështu i kishte ndodhur gjatë gjithë jetës së tij aktoriale. Kjo e bëri të ndihej mirë, por vetëm ai po e kuptonte gjithnjë e më shumë se po ndahej nga jeta përgjithmonë.

    Lodhja i pushtoi gjymtyrët. Një ndjesi të tillë nuk e kishte provuar kurrë më parë.Pas kërcimit, u ul në stol, jo se donte të shprehte lodhjen, ishte vazhdimi i lojës së tij në rolin e Aldos tek komedia “Tre burra për një grua” të komediografit Italian Dario Fo, por frymëmarrja e tij po bëhej gjithnjë e më e vështirë. “Ndoshta po vdes”, mendoi dhe përsëri i mbeti vështrimi mbi spektatorin. Aty ishte edhe bashkëshortja e tij, Vjollca dhe nipçja.

    Ka menduar se po vdiste, thotë aktori Petrika Riza, sepse pak më parë më kishte thënë: “Ndihem shumë i lodhur, më duket se nuk do ta përballoj dot. Po më merret fryma. Jam bërë qull në djersë… s’ jam mirë…”

    Kjo bisedë ishte bërë tek gardëroba, kur kolosi i humorit po ndërronte kostumin, pasi atë çast i duhej të dilte në skenë me një kostum tjetër. Dhe teksa fliste vijonte të dhuronte humor të këndshëm.Por, i ulur në stol po ndjente fundin e jetës së tij. Zemra po i rrihte me forcë. Ishte gati t’i thoshte spektatorit “lamtumirë. Tashmë më duhet të prehem, se jam lodhur mjaft”, por askush nuk do ta besonte.

    Edhe Petrika Riza të njëjtën gjë thotë: “Nuk e besova se ai kishte qenë në një gjendje aq të rënduar. Nuk do ta besonte askush”. Plastika dhe ekspresiviteti i fytyrës së tij fshihnin çdo lloj trishtimi.

    “Çlodhu, i tha Riza, pastaj vazhdojmë sërish”, por Prodani kishte hyrë në skenë edhe pse nuk ndihej mirë. Salla kishte shpërthyer nga të qeshurat, edhe pse ai ende nuk kishte hedhur asnjë batutë. Ishin provat gjenerale dhe me sa duket aktori i madh i Korçës nuk donte të ndërpriste të qeshurat e qytetarëve me vonesat e tij.

    Më falni, nëse u trishtoj me vdekjen time.

    Arriti të ngrihej në këmbë, tregojnë kolegët dhe kur deshi të bënte hapin e parë për të dalë nga skena, trupi i tij nisi të lëshohej në pafuqishmërinë e tij fizike. Po binte ngadalë deri sa mbeti aty, mes skenës, përballë spektatorit dhe bashkëshortes së vet, e cila kishte luajtur mjaft role, por tashmë kishte dalë në pension. Kishte ardhur aty për të ndjekur të shoqin e saj me të njëjtën ëndje, ashtu si ditën e parë kur ishin njohur.

    Aleko Prodani kishte mbetur mes skenës, me vështrimin hedhur mbi sallë, sikur donte t’u thoshte të gjithave: “Më falni, që nuk munda të dal dot nga skena, nuk doja t’u prishja kënaqësinë. Më falni që nuk u thashë dot as lamtumirë”.

    Ndërsa salla e teatrit Andon Zako Çajupi kishte ngrirë.Mbaroi në skenë. E çuam në spital, por gjithçka kishte marrë fund. Mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Dhe e gjitha kjo ndodhi në provat gjenerale, si për të treguar se Aleko Prodani ishte gjeneral i skenës.

    Disa nga rolet e tij më të spikatura kanë qenë te “Disko Harpagoni” e K. Qëndros, “Kohë pa emër” e R. Pulahës, “Hipokritët” e Papadhopulos, “Arapi më trëndafila” e S. Demollit, “Fryrja” e T. Laços etj.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Projekti Një kitarë për Ziçishtin ruan traditën e serenatave

    August 26, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Naum Veqilharxhi dhe alfabeti origjinal i Vithkuqit

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet e Superiores

    August 27, 2026

    KAS konfirmon Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës

    August 27, 2026

    Reforma territoriale në Maliq, banorët kërkojnë referendum

    August 27, 2026

    Policia rrugore Korçë: Qindra gjoba me pajisje inteligjente

    August 27, 2026

    Protesta në Maliq, qytetarët kritikojnë punësimet në bashki

    August 27, 2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, publikohen pamjet nga Durrësi

    August 27, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reforma territoriale në Maliq, banorët kërkojnë referendum

    August 27, 2026

    Policia rrugore Korçë: Qindra gjoba me pajisje inteligjente

    August 27, 2026

    Protesta në Maliq, qytetarët kritikojnë punësimet në bashki

    August 27, 2026
    Më të klikuarat

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.