E gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të erave të forta dhe linjave të amortizuara në zonat e thella malore
Pa energji elektrike janë fshatrat Shipskë e Krushove në njësinë administrative Vithkuq ndërkohë që pa energji elektrike janë 300 familje në njësitë administrative Propotisht, Velçan e Trebinjë në bashkinë e Pogradecit.
Edhe në bashkinë e Kolonjës, fshatrat e Mollasit dhe Rehovës kanë probleme me energjinë elektrike ndërsa në Devoll problemet me të theksuara janë në Vranisht, Baban e Stropan.
Pa energji sot dhe shkëputje të herë pas hershme këto ditë 12 janë dhe fshatra në Proptisht që furnizohen nga fidri Prrenjas, është rikthyer energjia në 5 fshatra të njësisë Dardhas që furnizohen nga fidri Maliq. Pa energji sot për të cilën po punohet është një lagje e njësisë Dardhas.
Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të OSSHE bëjnë të ditur se grupe pune te kësaj drejtorie janë në terren duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike