Digjen tre shtëpi në fshatin Pendavinj të bashkisë së Maliqit, dy prej të cilave plotësisht.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, zjarr që është përhapur edhe në dy banesa të tjera ngjitur me të parën. Flakët kanë shkrumbuar dy prej këtyre banesave ndërsa njëra është djegur në një përqindje të konsiderueshme.
Ilia Malaveci, njeri nga familjarët e banesave të djegura tregon se zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm, zjarr qe ka qene i pamundur për t’u shuar me mjete rrethanore. Malaveci i kërkon mbështetje institucioneve lokale pasi pas djegies së shtëpisë ka ngelur në mes të katër rrugëve.
Kryetari i bashkisë së Maliqit Gëzim Topciu i ka siguruar banorët për mbështetje. Që në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak do merren masat për banorët që u janë djegur shtëpitë.
Nga djegia e tre banesave 15 banorë kanë mbetur pa strehim.