Një 16 vjeçar u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Menjëherë ka nisur procedimi penal ndaj tij.
Njoftimi i policisë;
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor “Plasë-Libonik”, duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.


