Niset drejt Tiranës një nga të dëmtuarit e aksidentit në Velitërnë.
Burime nga spitali i Korçës bëjnë me dije se i dëmtuari ka pësuar hemoragji të brendshme, në kokë dhe në bark, dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.