Situata e zjarrit në Niçë të Pogradecit
Riaktivizimi i vatrave të zjarrit si pasojë e erës ka shtuar sipërfaqet e përshkuara nga zjarri përgjatë ditës së sotme. Sipas të dhënave sipërfaqet më të mëdha të prekura janë kullota. Ditën e sotme ka pasur angazhim maksimal nga punonjës të zjarrfikësve, pyjores, punonjës të njësisë dhe banorë gjithashtu atyre iu janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë pasditen e sotme.
Aktualisht ka vetëm një vatër aktive në drejtim të Mesmalit, Maliq. Gjatë natës pritet një ulje e intesitetit të zjarrit, por mund të ketë riaktivizim ditën e nesërme sërish, prandaj edhe nesër do të ketë një tjetër riorganzim për izolimin e zjarrit.
Zjarri në këtë zonë ka rënë që prej datës 3 prill.