I riu kapet me lëndë narkotike në Korçë, procedohet penalisht
Korçë – Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Hetimit të Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. O., 21 vjeç, banues në Korçë.
Burime nga Policia e Korçës bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të shpërndarjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të riut, shërbimet e policisë kanë konstatuar një sasi lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë;
Specialistët e Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. O., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.