Një vajzë e re, 25 vjeçare, nga qyteti i Ersekës ka humbur kontrollin e mjetit të saj dhe është përplasur me një automjet tjetër dhe një pemë dekorative.
Pas kryrjes së testit të alkoolit rezultoi se vajza ishte e dehur. Kjo tregon se rinia sot nuk është e përgjegjshme për veprimet që kryen.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetase për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen L. B., 25 vjeçe, banuese në Ersekë, Kolonjë, pasi tek rrethrrotullimi i Pazarit, në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin me një pemë dekorative dhe me një automjet tjetër të parkuar. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 25-vjeçarja e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.