Është arrestuar një i ri 26 vjeçar nga fshati Kakaç i Maliqit pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


