Një 37 vjeçar nga qyteti i Pogradecit arrestohet në afërsi të fshatit Vërdovë pasi u konstatua me një armë gjahu.
Njoftimi i Policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 37 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, është konstatuar me një armë gjahu çifte, pa lejen përkatëse, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.