Një aksident ka ndodhur në në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas, për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dw
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 38 vjeç, banues në fshatin Mollaj, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 38-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


