Një 40 vjeçar nga Korça është arrestuar pasi nuk u ka ndaluar policëve. Ata e kanë ndjekur dhe kanë konstatuar se 40 vjeçari dtejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për vepra të ndryshme penale
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.