Devoll: Helmohet nga kërpudhat, 41 vjeçarja përfundon në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ditën e djeshme, kur 41 është çuar në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore. Prej aty, ajo u soll në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion.
Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit, që gruaja ka ngrënë kërpudha, dhe po ashtu sipas bluzave të bardha ajo është helmuar prej tyre. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave pasi nuk dihet se ku i ka konsumuar kërpudhat kjo shtetase.