Stuhia e ditës së djeshme e cila preku pothuajse gjithë juglindjen solli dëme në bujqësi.
Fermerët e fshatrave të Turanit dhe Ravonikut, të intervistuar nga Kolibri.al shprehen se dëmi është kryesisht tek gruri, aty ku mendohet që sipërfaqja e dëmtuar të shkojë deri në 50 hektarë dëm.
Sipas tyre ky grurë nuk rikuperohet më dhe nuk mund ti marrin prodhim ndërkohë që kërkojnë nga ministria e bujqësisë kompensim për dëmin, pasi kjo është mënyra e vetme që ata mos falimentojnë