Kapet një mjet me drogë në Kapshticë.
Mësohet se droga e dyshuar kanabis u gjet në shasinë e një mjeti tip audi Q7.
Drejtuesi i mjetit u arrestua ndërsa janë shoqëruar edhe persona të tjerë që dyshohet se janë bashkëpunetorë. Sasia e drogës është rreth 40-50 kg.
Operacioni është në zhvillim e sipër pasi po kryhen kontrolle në banesat e personave të përfshirë.


