Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sa i përket grupit të para dhe tetraplegjikëve duke rritur mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare për rreth 5.600 persona.
Sipas këtij vendimi, mbështetja për paketën higjieno-sanitare rritet në 20.000 Lekë në muaj. Gjithashtu, vendimi përmban për herë të parë një klauzolë, që sjell rritjen automatike të mbështetjes çdo vit, bazuar në indeksimin e çmimeve të konsumit të shpallur nga INSTAT.
Ministrja tha se një kërkesë e vazhdueshme është edhe mbështetja me figura të reja profesionale të cilët asistojnë këtë target grup.
Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha se të gjitha këto përpjekje, vijnë edhe në kuadër të buxhetit për vitin 2025, i cili mbështet shtresa të ndryshme sociale.