Është ndjekur nga policia një 63 vjeçar, banues në Tiranë. Ka qenë duke udhëtuar drejt juglindjes kur policia i ka dhënë urdhër të ndalonte. 63 vjeçari nuk është bindur, nuk u ka qëndruar forcave policore por ka vazhduar rrugën.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Biranj, ky shtetas për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin drejtonte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.