Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    7 Marsi i një mësuesi në “izolim”, braktisi familjen për profesionin  

    Aktualitet March 7, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekipi i Euronews Albania ka udhëtuar për afro 2 orë në këmbë për të shkuar drejt fshatit Panarit për t’u njohur me historinë e një mësuesi të ri, me sakrificën e tij dhe pasionin e madh për mësimdhënien.

    Gjurmët e ujkut tregojnë se sa e vështirë dhe e rrezikshme është kjo zonë për të jetuar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Por as kjo frikë nuk e mposhti Goran Jakullën, i cili këtë 7 Mars feston për herë të parë ditën e mësuesit. Mes maleve, në të ftohtë dhe me borën prezente në pjesën më të madhe të vitit, sakrifica dhe dëshira e Goranit për mësimdhënien është më e madhe se vështirësia.

    “Unë kam 3 muaj që jam mësues në këtë fshat dhe është mundësia e parë që më është ofruar. Pa diskutim për shkak të largësisë se fshatit kam hezituar, por pasioni për këtë profesion së bashku me mirëkuptimin e të fejuarës time, bënë që të marr këtë vendim e të ushtroj profesionin e mësuesit në këtë fshat”, tregon ai.

    Kushtet e këqija nuk e ndalën Goranin, edhe pse u detyrua shpesh herë të bënte kompromise me veten për hir të mësimdhënies.

    “Në fakt periudha e dimrit është e vështirë në këtë fshat për shkak të bllokimit të rrugës nga dëbora, kalon 1800 m mbi niveli e detit, dhe kam qëndruar javë të tëra pa shkuar në familje gjatë periudhës së dimrit. Është goxha e vështirë, por kam arritur ta përballoj”, shprehet i riu.

    Në këtë 7 mars, Gorani nuk harron pa falënderuar ata që rritën profesionalisht.

    “Për mua është 7 Marsi i parë, gjej rastin të uroj gëzuar këtë ditë mësuesit dhe mësuesit e pedagogët që kanë kontribuar në aspektet profesionale të miat”, thotë ai.

    Shembullin e Goranit shumë pak mësues e ndjekin, por dëshira për t’u rritur profesionalisht duket se është më e madhe se vuajtja dhe peripecitë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord prej 621 milionë eurosh

    September 11, 2026

    Thaçi flet nga Haga: Pres gjykim të paanshëm, falënderues ndaj Ramës

    September 11, 2026

    Konsumoi helm minsh në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026

    Kanabis në Kolonjë: Pranga çiftit pas hetimit disa javor

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.