Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    8 shtylla mbi të cilat mund të ringrihet Kf Pogradeci!

    Aktualitet May 31, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pogradeci në kategorinë e dytë: kjo ka qënë tema dhe shqetësimi me lot në sy i shumë sportdashësve në qytetin tonë!

    Marr shkas nga ky problem të jap idetë dhe mendimin tim modest për zhvillimin dhe ringritjen e sportit në lartësinë e emrit që ai mban.

    Me këtë shkrim nuk kam synim asnjë person të veçantë sepse çdokush ka idetë dhe këndvështrimin e vet për sportin por do përpiqem ta shtroj problemin dhe zgjidhjen në parim.

    Ekipi i Kf’ Pogradecit është një ekip me traditë në futbollin Shqiptar dhe një vlerë dhe aset i qytetit tonë.

    Nga këtu kanë dalë dhe luajtur emra te njohur te futbollit si M Ndini , Dinastia Tona, Vellezërit ( B/ H/ K Berberi) S-Zemi e deri te A.Mahmutaj – G,Laçka ,F Fetollari, A.Abazaj dhe Y&E Çekiçi etj!

    Si i tillë ky klub duhet të funksionojë si një ekip i traditës dhe si një ekip profesionist.

    1-AKADEMIA

    Një ekip serioz ka një plan afatgjatë për zhvillimin e një klubi!

    Shumë pak aktorë e kanë akademinë në fokus dhe përparësi, duke i përqëndruar energjitë më tepër tek ekipi i parë por akademia ka një rëndësi shumë të madhe, sepse ajo kthehet në problemin dhe zgjidhjen e një klubi.

    Nje klub i shëndoshë është ai që ka një akademi të pasur dhe ekipet zinxhir cilësore dhe të mirorganizuara.

    Përzgjedhja e trajnerëve të moshave është po aq i rëndësishem sa dhe mesuesi i klasës të parë ku fëmija do mesojë A-B-C-në dhe do hedhë hapat dhe bazat e para në futboll.

    Në këtë mënyrë do rrisim cilësinë sportive nga njëri brez tek tjetri!

    Një futbollist i cili vjen me defekte nga poshtë do i refletojë dhe te ekipet zinxhir.

    – Trajnjerët e moshave duhet te kenë sa aftësi profesionalo-edukative dhe argëtuese si një prind për ta, duke u kujdesur për rritjen e një brezi të shëndetshëm sepse sporti është shëndet fizik dhe psikologjik, kulturë dhe disiplinë!

    2-TALENTET

    Klubi duhet të ketë fokus të veçantë dhe strategji sa i përket talenteve dhe duhet të mbrojë investimin e tij sikurse në biznes, të cilën çdo investim me vlerë e mbron nëpërmjet kontratave dhe politikave të Klubit.

    Janë shumë talente të cilet kanë qënë prodhim i akademisë të “Pogradecit” dhe në momentin që ata janë bërë gati për tu vënë në funksion të ekipit me aftësitë dhe potencialin e tyre, rrëmbehen nga ekipe të cilat kanë fokus të veçantë talentet si Bylis,Teuta, Laçi, Skenderbeu, duke shtuar cilesine ne ekipin e tyre dhe gjeneruar të ardhura.

    Duhet të besojmë më shumë te prodhimi vendas dhe t’ju japim dorën të rinjve Pogradecarë, sepse janë djegur shumë talente në vitet e fundit dhe janë ndërprerë ëndrrat e tyre në mes për hir të disa objektivave të sforcuara dhe lojtarëve provizorë që vijnë dhe ikin!

    3- TRAJNERI

    Që “Kf Pogradeci” të ringrihet shpejt i duhet në rradhë të parë një staf profesionsitësh të cilët e duan dhe e dashurojnë sportin pa kushte duke e çuar në nivelin që i ka hije qytetit.

    Trajner i cili e njeh ambjentin Pogradecar dhe e njeh mirë kategorinë e l-ll-të.

    Në mos një psikolog, ekipit i duhet një trajner-psikolog sepse kjo është tepër e rëndësishme.

    Gjatë sezonit të luajtur ka shumë situata të cilat kërkojnë kurajo dhe moral të lartë.

    Dëmtimet por dhe problematika të ndryshme gjetë kampionatit shoqërohen dhe pasohen me një ngërç psikologjik te lojtarët, ose ka shumë raste kur lojtari nuk ka asnjë dëmtim apo problem fizik por ngarkesë psikologjike dhe ndjehen i lodhur dhe i ngarkuar.

    Ndodh shpesh me shumë lojtarë të cilët nuk e njohin forcën dhe aftësinë që ka në këmbët e tyre, por duhet dikush ti mbushë mëndjen dhe t’ua verë në dukje forcën që posedojnë.

    Një elefant e mban të lidhur një hu i ngulur cekët në tokë, jo se nuk mund ta shkulë atë por bindja se ai nuk ka forcë mbi të.

    4-PERGATITESI ATLETIK

    Përgatitësi atletik është shumë i rëndësishëm për një ekip profesionit.

    Për të bërë gati ekipin gjatë fazës përgatitore ekipit i duhet një i tillë në mënyrë që lojtarët të jetë në lartësinë e duhur fizikoatletike.

    Çdo lojtar ka problematika dhe specifika të ndryshme nga tjetri, si: mosha, pesha dhe struktura e trupit ndaj shpesh gabohet me trajtimin e njëjtë duke shkaktuar shpesh probleme me formën dhe dëmtimet e lojtarëve.

    5-TEKNOLOGJIA

    Teknologjia si në shumë fusha te jetës është bërë në mos e domozdoshme tepër nevojshme në sport nqs synon të hedhësh hapa cilesorë.

    Nuk mund të konkurosh sot ne sport me mjete dhe teknika të luftës të dyte botërore!

    Ekipit duhet ti mundesohet te ndjekë shpesh ndeshjet e veta dhe kundështarit nëpërmjet videoprojektorit për të parë vendosjen dhe taktikën e përdorur në fushën e lojës nëpërmjet videoanalizës etj…

    6- Ambjentet stërvitore

    Te kjo pjesë nuk po ndalem gjatë sepse Pogradecit nuk i mungojnë kushtet dhe ambjetet stërvitore si aneksi dhe fusha e mirëmbajtur, por dhe natyrën dhe klimën e mrekullushme që ja ka falur Zoti.

    7- Financat

    Ne fund te ketij shkrimi dikush mund edhe të thotë, ti kërkon qiqra në hell sepse menjëherë pas gjithë këtyre komponentëve mëndja të shkon tek financat dhe do shtrish këmbët sa ke jorganin.

    Sa i përkerket financave, për hir të së vërtetës ekipi ynë ka qënë ekip i mirëinvestuar dhe korrekt me pagat nga ana e bashkisë të Pogradecit.

    Une kam bindjen se me buxhetin që ka pasur bashkia për futbollin, të gjitha këto janë të realizueshme nqs ka mirëmenaxhim të financave që parashikohen për sportin Pogradecar.

    8- Tifozët

    Këto dhe shumë të tjera mendoj se do e rikthejnë shumë shpejt pogradecin konkurues, duke synuar kategorinë e parë dhe superligën për ta kthyer stadiumin në një ansambël, ku qytetarët dhe tifozët do rikthehen dhe do shijojnë spektaklin dhe melodinë e kësaj loje të bukur me emrin Futboll.

    Arber Male ✍️

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    akademia arber male kf pogradeci ringritja e sportit Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025

    Simpozium shkencor në Universitetin e Korçës në nderim të intelektualit Llazar Fundo

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025

    Gruri, kultura mbizotëruese në fushën e Maliqit – Bashkëpunim me QTTB Lushnjë për kultivarët me rendiment të lartë

    May 20, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.