Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    90 mijë tifozë shqiptarë shpenzuan të paktën 2.7 milionë euro

    Bota June 29, 2024
    DUSSELDORF, GERMANY - JUNE 17: A general view of the inside of the stadium during the UEFA EURO 2024 group stage match between Austria and France at Düsseldorf Arena on June 17, 2024 in Dusseldorf, Germany. (Photo by Angel Martinez - UEFA/UEFA via Getty Images)
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndeshjet e Kombëtares gjatë këtij Kampionati Europian ngjallën interes shumë të madh mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të diasporës.

    Madje, të paktën për dy ndeshjet ndaj Italisë dhe Spanjës, vlerësohet se tifozët shqiptarë ishin në shumicë të dukshme në stadiumet e Gjermanisë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Të pyetur nga “Monitor”, burime nga Federata Shqiptare e Futbollit u shprehën se nuk ka ende një vlerësim të saktë të numrit të tifozëve shqiptarë që ndoqën ndeshjet e Kombëtares. Sipas burimeve, ky informacion është kërkuar në UEFA, që ka menaxhuar direkt shitjen e biletave për tifozët.

    Sipas informacionit paraprak nga UEFA, numri i biletave në dispozicion për tifozët e secilës kombëtare ishte 10 mijë për çdo ndeshje.

    Kjo nënkupton se të paktën për fazën e grupeve, biletat në dispozicion të tifozëve të Kombëtares Shqiptare ishin rreth 30 mijë. Megjithatë, numri i tifozëve me siguri ka qenë shumë më i madh, sepse biletat mund të siguroheshin më tej edhe në fazën e rishitjes së tyre.

    Për të luftuar tregun e zi të biletave, UEFA madje pati ndërtuar një platformë online të rishitjes së tyre.

    Duke iu referuar raportimeve të mediave të atashuara pranë Kampionatit Europian, një vlerësim i përafërt i numrit të tifozëve shqiptarë që ndoqën ndeshjet e Shqipërisë ishte rreth 90 mijë, nga të cilët 50 mijë me Italinë, 35 mijë me Spanjën dhe 15 mijë me Kroacinë.

    Për ndeshjet e fazës në grup, çmimet e biletave për shitjet nga UEFA fillonin nga 30 euro deri në 200 euro, në varësi të vendndodhjes në stadium. Por, në fazën e rishitjes, çmimet vlerësohet se kanë qenë shumë më të larta.

    Ndërkohë, disa prej agjencive të udhëtimit në Shqipëri kanë ofruar paketa për ndjekjen e ndeshjeve të Kombëtares, që përfshinin fluturimin charter, transfertat në stadium dhe biletat e ndeshjeve. Paketat e mësipërme për secilën ndeshje kishin çmime në intervalin mes 1000 dhe 1300 eurove.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Euro 2024 kryesore Sport Tifozeria shqiptare
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.