Miratohet buxheti për vitin 2025 në bashkinë e Maliqit. Ky buxhet kap vlerën 996 milionë e 672 mijë lekë me një rritje prej 9,5 % më shumë se viti aktual. Kjo falë rritjes së transfertës së pakushtëzuar dhe asaj sektoriale.
Në këtë mbledhje të fundit për këtë vit të Këshillit Bashkiak të Maliqit është miratuar edhe paketa fiskale e cila nuk ka ndryshime thelbësore krahasuar me vitin aktual, ndërsa një pikë tjetër e rendit të ditës ka qenë niveli i pagave të administratës ku është miratuar një rritje pagash për çdo punonjës shërbimesh në bashkinë e Maliqit.
Opozita ka votuar kundër buxhetit 2025, si dhe pikës për nivelin e pagave dhe numrin e punonjësve të administratës së bashkisë.