William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës. Ai është një politikan amerikan, i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Ai ka shërbyer më parë si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.Klinton ishte anëtar i Partisë Demokratike.Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës së tretë centrisiste të qeverisjes.
Gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999. Babai i tij, të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident tre muaj para se të lindte Billi.
Pas vdekjes së të atit, nëna e tij e kuptoi se ai kishte qenë i martuar edhe së paku me tri gra të tjera në të njëjtën kohë, dhe se Billi kishte edhe një vëlla dhe motër nga babai, të cilët nuk i takoi kurrë.Billi jetoi me të ëmën dhe me prindërit e saj. Jeta për të dhe nënën e tij nuk ishte aspak e lehtë. Njerku i tij ishte alkoolist dhe e rrihte e keqtrajtonte gruan e tij, ndërsa Billin dhe vëllaun e tij më të vogël Roger, i keqtrajtonte verbalisht.
Clinton, vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike. Ai ishte nxënës i suksesshëm.Bill Clinton i fitoi zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor të vitit 1992 me 43 për qind të votave kundër republikanit George Bush dhe miliarderit Ross Perot.
Ish Presidenti Bill Clinton, i njohur si president i klubit begatisë dhe rritjes ekonomike për amerikanët, bëri shumë jo vetëm për vendin e tij.


