Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tregim i së dielës nga Agim Xhafka “ANEJA IME Ortodokse”

    Sociale July 9, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjyshen time e quanin Adivije. Por unë deri sa ajo mbylli sytë e quajtaAne. Nuk e dija që ashtu thirret nëna,e dija që cilado gjyshe Ane e kishte emrin.

    E kështu aneja ime, që më rriti sa erdha në shtëpi nga materniteti e deri sa i hodha një grusht dhe te varrezat e Korçës,çdo ditë mbaj mend që lutej e falej në gjuhë të huaj. Nuk ve dorën në zjarr në se i dinte arabisht ato që thosh,pra i kishte mësuar permendësh,por kujtoj që ligjërata e saj qe e mbushur me plot zanore “a“ dhe me “ll” pa fund. Dukej sikur i gëlltistet fjalët që i rrëshqisnin nëpër grykë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    E dija që ishte besimtare muslimane jo nga që falej rregullisht,por nga që frazat që thosh i kishte të njëjtat. Pra lutje të mësuara saktë prej dikujt se vetë ajo s’dinte as shkrim e as këndim.

    Kështu rrodhi besimi i saj deri sa në shtëpi erdhi nuse nëna ime. Ajo mbërriti atje pa dasëm e pa bujë me orkestër nga që gjyshi im nuk donte një dhëndër musliman.

    Pra e mësuat,mamaja ime qe ortodokse. E sa erdhi aji te aneja,aneja nuk hoqi dorë nga lutjet e saj prej muslimaneje të devotshme. Vazhdoi ritualin,madje me zë pak më të lartë se më parë,si për inat të mamasë,mendonim ne të gjithë. Që t’i tregonte se te kjo shtëpi ku ajo vuri këmbën kishte një zonjë që shkonte në xhami dhe që dinte përmendësh plot faqe të Kuranit. Ama dhe nëna nuk u tut fare.

    Bash te dhoma e ndenjes,në cep të murit vuri një ikonë të shën Mërisë dhe herë pas here ndiste qiri,lutej e falej dhe ajo. Qe jetë e bukur ato mote jeta jonë. Plot lutje e falje. Më shumë dëgjonim Krisht e Muhamet se emrat tanë a të komshinjve.

    Por deri sa një mëngjes mamaja dhe ne fëmijët e kapëm gafil gjyshen. E kapëm anenë para Shën Mërisë. E kapëm duke bërë kryqin dhe duke u lutur bash mbi ikonën e mamasë. Në fakt nuk po fliste ato fjalët arabisht,por nxirrte nga goja fjalë shqip. Ah sa shumë fjalë shqip! Thoshte,o shën Mëri fali shëndet nuses sime punëtore,fali gëzim asaj dhe burrit të saj,fali…Na u duk si dredhi ato çaste. Po merrte mamanë me të mirë që ajo mos i rrinte aq pranë më shën Mërisë së saj e kështu aneja ta kishte të lirë fushën e lutjeve muslimane.

    Kësaj dileme tentoi t’i japë shpjegim babai. Ndaj nisi hetimin:

    • O ane,(kështu e thirrte dhe ai),pse për nusen e shëndetin e saj nuk i lutesh zotit tënd te xhamia,por shën Mërisë? Aneja ndenji e heshtur ca çaste. Por vetë ca çaste. Mendja e saj si google po rendiste arsyet e sjelljes së saj.
    • Dëgjo bir! Edhe atë që thua ti e kam bërë. Madje plot e plot herë. Dhe në xhami lutem për nusen,për fëmijët dhe për ty. Por më duket se kaq nuk mjafton. Andaj bëj kryqin orë e çast dhe lutem para kësaj ikone,ndez dhe qiri.
    • Pse?-e pyeti babai.
    • Se duke u lutur vetëm te zoti im lutja vonohet. Zoti im do e lexojë,do e mbajë shënim,do e miratojë,më vonë do ia nisë me zarf qiellor zotit të nuses sonë. Pa do e lexojë dhe ky e më pas do të japë porosi të interesohen për shëndetin e ne të gjithëve. E sheh pra që rruga është shumë e gjatë. Ndaj unë i rashë shkurt. Shkova drejt dhe te shën Mëria. Që ajo lutjen time ta nisë urgjent dhe pa vonesë të fillojë mbikqyrja shëndetësore mbi familjen tonë. Për më tepër mua zoti i nuses sonë më dëgjon veçan,-qeshi ajo.
    • E pse kështu?-e nënqeshi babai.
    • Se unë jam fe tjetër,pra jam mendim ndryshe i thoni ju me shkollë. Që respektohem dmth mes njerëzve e jo më mes zotave të qiellit.

    Kaq tha e mira jonë. Dhe atë çast hodhi sytë nga shën Mëria. Qeshi,bëri kryqin e shkoi matanë te dhoma e saj. Që andej nisën të na vijnë në vesh lutjet arabisht të anesë sime…të muslimanes ortodokse…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.