Shtegu Deabolis, që lidh Kishën e vjetër të Ristozit (Shek XIV) me Kalanë e Mborjes (Kala e mesjetës së hershme dhe antikitetit të vonë) na mbush me ndjenjën e magjisë së historisë, trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore.
Shënimin që Korca Alpin realizoi është simbol i angazhimit tonë për të ruajtur dhe promovuar vlerat kulturore dhe natyrore si dhe për nxjerrë në pah vlerat njerëzore të vullnetarëve të moshave të ndryshme, që nga maturantë dhe deri tek të moshuarit, të cilët sfiduan majën e Qytetit (1327 m) për të dhënë kontributin e tyre. Shpresojmë që ky shënim të frymëzojë të tjerë vizitore për të eksploruar shtigje duke dhënë njëkohësisht edhe kontributin e tyre për të ruajtur dhe promovuar thesaret natyrore dhe kulturore dhe për t’i dhënë vlerë më të madhe historisë sonë kombëtare.




Korca Alpin shpreh falenderimet e thella për të gjithë ata që u angazhuan në këtë aktivitet. Bashkëpunimi dhe përkushtimi juaj janë thelbësore për të siguruar që brezat e ardhshëm të kenë mundësinë të mësojnë nga e kaluara jonë.
Faleminderit për kohën tuaj dhe uroj që udhëtimi në këtë shteg të ketë lënë një eksperiencë të bukur! Korca Alpin ju inkurajon të zbuloni shtigje të fshehur shumë prane shtëpisë suaj, të cilat mund të kthehen në një aventure magjike dhe një eksperiencë e vecantë për secilin prej jush.
Le të udhëtojmë sëbashku për të krijuar kujtime të paharrueshme.


