Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë një shtetasi T.L., 61 vjeç, në qytetin e Pogradecit, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Po ashtu gjatë kontrollit në celularin e tij u gjend një faqe që dyshohet se shërbente për vënie të basteve sportive.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore i kaluan provat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ja deklarata e Policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, drejtonte automjetin pa leje drejtimi
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin L. T., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi është kapur në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjet një faqe që dyshohet se shërbente për vënien e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


