Në fundvitet ‘20, në Korçë dhe për herë të parë në Shqipëri, u çel e para shtypshkronjë e themeluar dhe drejtuar nga një grua, Ida Antoniadhi.
Edhe pse dekada me radhë emri i Ida Antoniadhit ka mbetur në heshtje, në ditët e sotme meriton të kujtohet dhe vlerësohet kontributi i zonjës së parë, e cila iu dha dritë botimi shumë librave, duke qenë edhe vetë autore e disa prej tyre.
“Embëlsira shtëpiake”, “Doktori i shtëpisë”, “Fyelli”, etj., janë disa nga botimet e kësaj shtypshkronje.


