Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Nga Pëllumb Gorica/ Një profil për gazetarin Muharrem Meko

    Opinion August 6, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kur vjen në Korçë është e pamundur të mos takosh miqtë, që nuk i ke takuar prej kohësh, duke e kthyer në një ditë të gëzuar ardhjen dhe shumë miqësore e të këndshme mes bisedave për artin, me mendimin se jeta e pasur shpirtërore, është vlerë e trashëguar!

    Korça gjithmon të duket ndryshe, jo si herët e tjera kur ke ardhur këtu e bukur me përmasa të admirueshme në të gjitha fushat e jetës, e sidomos në arsim e kulturë, me intelektualë që hijeshojnë atë dhe i kontribuojnë në zhvillimin e saj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shpesh fjalët më vijnë natyrshëm kur shprehet takimi me miq plot vlera. Prandaj sot në këtë status, më lindi dëshira të shkruaj për Muharrem Mekon. E takova aty në kafenenë e Radio Televizionit të Korçës.

    Miq si Muharremi dy gjëra i kanë gjithmonë të pranishme, respektin dhe buzëqeshjen, që i japin të plota dhe kurrë të copëzuara. I mëkuar me traditën e një trungu të lashtë lirik, por që njëherazi ushqehet me punë e përkushtim në vitalitetin e kohës që jetojmë, me energjitë e njerëzve të çmuar, me emocionet dhe mbresat e pafundme respekti meriton fjalë përgëzuese.

    Këtë e ndjen, e përjeton, e lexon në sytë e tij, kur takohesh. Mirësia e tij në fjalë të krijon besim, mirësi e mendimit të thellë dhe të mençur, që të krijon admirim. I rrethuar nga thjeshtësia dhe ngrohtësia e kuvendimit e dëgjon të folurën e ngadaltë të Muharremit, me një diksion fonetik skajshmërisht të butë dhe njerëzor, e të jep kënaqësi ta dëgjosh. Gazetar veteran i kësaj treve prej 40 vjetësh dhe sot drejtues i Radio Televizionit të Korçës, ka kontribuar për pasqyrimin e kulturës së trevës, si ideator dhe projektues i shumë rubrikave radio-televizive, të ndjekura kudo në Shqipëri.

    Thellësia e shpirtit dhe e mendjes së tij të ngacmon, të krijon emocione të bukura. Kështu thjesht dhe bukur, pa egoizëm, pa ? Krenari? Në qenien e tij janë mishëruar shume dhunti, i një njeriu me virtyte të larta. Vërtet si njeri i veçantë, është i thjeshtë si ne, madje shumë i thjeshtë, me problemet e shqetësimet e tij. Si çdo njeri që ka kaluar shumë çaste të vështira në jetë, e nuk është përkulur, dhe gëzuar me çaste të bukura, optimiste, e të gëzuara.

    Kur takohesh me të nuk të flet për kostume firmato, për makinat e shtrenjta, për vilat, për pronat, që nuk i ka, por të flet për familjen, për njerëzit e dashur, për të patur sukses në jetë. Të flet me pasion më shumë për gjëra që ushqejnë trurin dhe shpirtin. Me veshjen, mendimin dhe qëndrimin e tij Muharremi rrezaton admirim, dinjitet, magji, personalitet. Vërtet njerëzit ndryshojnë në jetë kur ngjiten në detyra shtetërore apo shoqërore. Mund të ndryshojnë nga një grusht i fuqishëm i jetës, nga një dhimbje e fortë, nga një dashuri, nga një përkëdhelje, nga një urrejtje, pabesi, por njeriu nuk ndryshon, duke u shoqëruar me njerezit e zakonshëm. Ata janë dhe duhet të jenë të vetmit që meritojnë gëzimin, lumturinë, respektin dhe admirimin tonë, se janë ata që pa zhurmë, me modesti, pa kërkuar asgjë na krijojnë këtë miqësi të pastër.

    Muharrem Meko, ky njeri me mendje e shpirt ndritës, modest në mesin e miqëve e përherë i disponuar për bashkëbisedim për artin e kulturën, dhe në përgjithësi me kolegët, miqtë e vërtetë, është bërë i njohur, si drejtor i Radio- Televizionit të Korçës, me kontributin, përkushtimin dhe vlerat e tij në fushën e gazetarisë në Korçë e më tej.

    E ku ka më bukur e më ngrohtë se sa kur takon e bisedon me njerëz që burojnë thjeshtësi, mirësi e dashuri. Ne biseduam për shumë gjëra; rreth artit të shkruar, traditave e kulturës sonë, me admirim për dashurinë ndaj familjes, për profesionin, dëshirat, projektet, e sigurisht miqëve tanë të mirë. E në fund bëmë dhe foto atje në ambientet e Radio Televizionit të Korçës.

    Muharrem Meko, në çdo kohë i thjeshtë, i mençur, i ditur, zemërhapur për miqtë e shokët, për të pirë një kafe, për të shijuar një gotë raki a verë, ku ndjesia dhe përkushtimi ndaj fjalës së kultivuar mbetet gjithnjë hapësinore dhe e lakmueshme.Askush s’ të ndal të shkruash e të evidentosh vlerat e veçanta të njerëzve specifik në fusha të ndryshme të jetës së tyre.

    E ndjej si detyrim, të shkruaj për udhën e bukur te vlerave të Muharremit, mundin dhe sakrificat deri në shkëlqimin e merituar. Në këtë rast ndihem i emocionuar e i motivuar, të nxjerr nga vetja thesarin e shpirtit të njerëzve me zemër të madhe, të bukurës jetë, që është kaq e bukur nëse kapesh pas saj.

    Muharrem Meko ka një portret rrezatues. Shumë fisnik. Pyes veten a motivohet njeriu sot me veprën jetë, të këtyre njerëzve!?

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.