Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Endri Fifo/ Çfarë shkruante Dritëroi për bilbilin e Devollit

    Devoll August 9, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Në kopshtin e Devollit, Endri Fifo është një pemë që lulëzon dhe i jep fruta të shëndetshme gjithmonë. Kjo pemë sado ngrica që të bëjë moti i mban për bukuri lulet”.

    Me këtë dua të them se Endri Fifo është një nga figurat e njohura të Devollit si këngëtar me një zë të kulluar plot harmoni, si poet me sinqeritet të hirtë dhe të vërtetë që rrjedh në vjershë plot ritëm dhe rima të larmishme përmes një figuracioni të pasur jetësor. Por Endri Fifua është edhe mësues i apasioniuar, i urtë dhe i ndershëm si rrallëkush.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në krijimtarinë artistike dhe me punën e tij, ligjëron si burimi dashuria për Devollin, këtë vend të bekuar ku i kemi lënë zemrat tona të gjithë ne Devollinjtë. Unë i uroj të dashurit Endri jetë të gjatë për të mirën e familjes dhe vendit, i uroj poezi të begatë dhe këngë të bukura që të na bëjnë me krahë.

    Dritëro Agolli

    Kështu shkruante në një letër shkrimtari i madh Dritëro Agolli për këngëtarin dhe mësuesin devollit Endri Fifo. Të marrësh vlerësime të tilla janë të pakta në jetë, por në këtë rast të merituara.

    Endri Fifo ka lindur në Poloskë në 20 Prill 1960, pasi përfundoi studimet në Unvirersitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan më degën e mësuesisë fillon mësimdhënien dhe sot është mësues “Mjeshtër“.

    Endri Fifon përveçse si një mësues pasionant e njohin në juglindje edhe si një këngëtar po kaq pasionant, me një pasuri të madhe aktivitetesh, certifikatash dhe çmimesh të cilat çdo kush do ti kishte zili. Në shkrimin e tij jetësor numërohen mbi 25 pjesëmarrje në Festivale Folklorike Kombëtare dhe Ndërkombëtare që nga Festivali i Gjirokastrës, Beratit, Korçës, Tiranës, Lushnjës, Kavajës, Turqi, Greqi, Francë, Holandë, Austri, Kroaci, Rumani dhe Itali, ku ka përfaqësuar denjësisht Devollin me folklorin e pasur të zonës.

    Falë këtij angazhimi kaq të madh Endri Fifo ka marrë edhe plot 11 vlerësime të ndryshme si:

    • 1978 Laureat i Festivalit Folklorik Gjirokastër;
    • 1988 Laureat i Festivalit Folkorik Gjirokastër;
    • 1986 Fitues i çmimit 1-rë për tekste këngësh nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Korçë;
    • 1988 Çmim të 2-të në konkursin letraro-artistik në rrethin e Korçës;
    • 2005 Fitues i çmimit të 1-rë në konkursin e Korçës me fabulën “Gomari udhëheqës”;
    • 2009 Fitues i çmimit “Miku i Dritëroit” nga Klubi i Shkrimtarëve;
    • 2018 Merr titullin Ambasador i Folklorit në Zvicër;
    • 2018 Titullin “Krenaria e Shoqatës Devolli”;
    • 2019 Merr titullin Ambasador i Paqes Botërore nga Federata e Paqes;
    • Fitues i çmimit “Tefta Tashko Koço” në Lidhja e Shkrimtarëve Korçë;
    • Fitues i çmimit “Mentor Xhemali” nga Klubi i Artistëve dhe Shkrimtarëve, Elita Art Korçë.

    Por jovetëm kaq Endri ka qenë pjesë edhe e shumë projekteve të zbatuara artisitiko-kulturore të cilat kanë pasur impakt të madh në komunitet si:

    • Hartues dhe udhëheqës i projektit ndërlëndor në shkollën “Ethem Zhgaba”;
    • “Toponimet e fshatrave Vranisht, Pilur, Bickë etj 2016-2017;
    • Pjesëmarrës në platformën “Ngritja e Muzeut të Arsimit Devoll” 2008;
    • Pjesë e grupit të platformës “Këmbim idesh dhe funksionet e Qarkut, krahasuar me gjendjen që mbulon prefektura dhe pushteti lokal”;
    • Anëtar i Grupit të Punës për përzgjedhjen e Grupit Folklorik për Qarkun e Korçës në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 2015.

    Por jovetëm kaq ashtu si thoshte edhe Dritëroi i Madh, Endri ishte një poet i mrekullueshëm dhe këtë e tregon edhe pasuria e madhe e botimeve të tij që ai ka realizuar. Endri Fifo numëron mbi 14 botime në fabula, dokumentarë dhe shkrime në gazeta të ndryshme të kohës.

    Përmendim botimet me fabula si:

    • Pleshti Afarist;
    • Korbi kamikaz;
    • Një ujk në Facebook.

    Dokumentarë të shkruar si:

    • Devolli në udhën e diturisë;
    • Një jetë në muzikë;
    • Pishtarët e diturisë për 100 vjetorin e shkollës në Vranisht etj, pa harruar edhe dhjetra shkrime gazetash dhe librete të ndryshme.

    Endri Fifo i ka merituar plotësisht fjalët e Dritëroit, ashtu si me të drejtë, meritueshmërisht gëzon edhe respektin e të gjithë devollinjve.

    Kolibri.al i uron jetë të gjatë dhe suksese në krijimtarinë e tij.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.