Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit në Maliq

    August 18, 2026

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Jeni k*rva, nuk i dua votat tuaja”/ Ofendoi banorët e Divjakës, reagon pas video-skandalit kryetari i bashkisë: Një moment i keq

    Personazh August 15, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një video e regjistruar nga banorë të Bashkisë Divjakë teksa ata diskutonin nëpërmjet telefonit me kryetarin e kësaj njësie vendore, Josif Gorrea lidhur me mënyrën e trajtimit të mbetjeve urbane pranë banesave të tyre, shfaq një komunikim jo etik të kryetarit të zgjedhur më 14 maj, si dhe problemet që ka inceneratori i Fierit në funksionimin e tij.

    “Këta kanë pretendime që mos të derdhen më. Le të mbulohen thonë. Po vetëm të mos derdhen më”, dëgjohet t’i komunikojë Gorresë kërkesat e banorëve, një prej personave që ndodhet mes tyre.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në atë moment, dëgjohet kryetari i Bashkisë Divjakë, i cili me ton të lartë ofendon një prej protestuesve.

    “Protestat t’i kishte bërë 10 vite më parë ai Like k…va aty. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ai nuk më bënë dot mua p..dhë, thuaji atij Likes”, dëgjohet të shprehet Gorre.

    I pyetur nga BIRN se si po vepron Bashkia Divjakë në menaxhmin e mbetjeve urbane, kur kjo njësi vendore është përcaktuar që në këtë drejtim të mbulohet nga Inceneratori i Fierit, Gorrea tha se janë duke u dërguar tek djegësi. Sipas tij, video është regjistruar para rreth 15 ditëve dhe në atë moment djegësi i Fierit kishte pasur probleme dhe për këtë arsye kishin shkarkuar në një vendgrumbullimi mbetjesh urbane të mëparshme në territorin e Bashkisë Divjakë.

    “Aty atë ditë janë hedhur dy kamionë më mbetje pasi ka pasur raste që djegësi i Fierit nuk ka punuar. Kishte probleme ato ditë dhe i shkarkuam aty dy kamionë dhe po i mbulonim”, pohoi Gorrea dhe sqaroi se atë ditë nuk kishte pasur mundësi t’i shkarkonin në landfillin e inceneratorit e për këtë arsye ishin kthyer dy kamionë prapa.

    Sipas Gorresë, aktualisht nuk ka pasur më probleme në inceneratorin e Fierit dhe po vijojnë t’i shkarkojnë atje.

    “Video ka 15 ditë që është bërë. Ata janë ish-punonjës të Bashkisë Divjakë. Ne shkuam dhe i mbuluam. Ajo është një pikë grumbullimi prej 15 vjetësh. Ajo situatë ka ndodhur për shkak të qefmbetjeve si pasojë e riorganizimit të organikës së bashkisë. Nuk janë banorë, por punonjës dhe ish-punonjës. Është prerja e fijeve të abuzimeve me detyrën, pasi rrinin kot”, pohoi Gorrea gjatë një komunikimi telefonik.

    Ai pranoi se kishte tejkaluar normalitetin lidhur me fjalorin e përdorur.

    “Edhe njeriu ka momente dhe ai ka qenë një moment i keq. Ndodhi pasi u provokua nga një punonjës bashkie që i ka hedhur mbetjet urbane atje për dhjetë vjet dhe merret tani me mua që kam rreth një muaj në drejtim të bashkisë. Unë me atë isha i nxehur se më ka provokuar dy tre herë më parë”, tha Gorrea.

    Skandali i inceneratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisore, si justifikim për të dhënë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për inceneratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy koncesionet e para janë konfiskuar nga prokurorët, ndërsa dy javë më parëu vendos edhe sekuestrimi i kompanisë që operon kontratën e incineratorit të Tiranës.

    Prokuroria e Posaçme njoftoi se hetimi paraprak ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Bramo sjell “Hëna Gënjeshtare”, një udhëtim mes dashurisë

    August 16, 2026

    Miliarderi më i ri në Europë: 25-vjeçari që la shkollën

    August 16, 2026

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit në Maliq

    August 18, 2026

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026

    Aksident fatal në Durrës, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Jani Kaçi feston ditëlindjen, Korça nderon ikonën e sportit

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.