Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Doktor Ziçishti – ose Ylli që ndriçoi mjekësinë!

    Personazh August 17, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Doktor Ylli, ose doktor Ziçishti siç i thërrasin apo e njohin shokët, miqtë, të dashurit apo qytetarët e pafundëm që nga duart e arta të Doktorit kanë ri-filluar jetën nga e para.

    Doktor Ziçishti, është bir i Devollit të bukur me njerëz punëtorë, është biri i vendlindjes së poetit më të madh, më të thjeshtë, më të dashur të Shqipërisë sonë, të përndriturit Dritëro Agolli. E ndonse Dritëroi na shëronte shpirtin me vargje e strofa, doktor Ylli kishte zgjedhur ta bënte këtë me duart e arta të Tij, duke na dhënë frymë e jetë përmes punës së palodhur të tij ndër vite.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    oktor Ziçishti lindi në Tiranë më 15 shkurt të motit 1950. Ai para se të jetë biri i Mihallaq Ziçishtit dhe nipi i Llambi Ziçishtit, është dhe do të mbetet bir i Devollit dhe Ziçishtit të bukur. Ai ka dy fëmijë Fisnikun, që po ecën në gjurmët e gjyshit të tij dhe një vajzë, Kristin e cila ka zgjedhur rrugën e saj në politikë dhe jo vetëm. Doktor Ziçishti vjen nga një familje e trazuar nga regjimi Diktatorial i kohës. Babai i tij, Mihallaq Ziçishti do të mbante shumë poste në kohën e sistemit komunist, që nga Zëvendës ministër i Brendshëm me gradën e lartë Gjeneral Leitnan, Anëtar i KQ në PPSH, sekretar i parë i Partisë në Korcë e Durrës etj., deri në dënimin e tij si pjesë e grupit të Mehmet Shehut, së bashku me të vëllanë Llambi Ziçishti-n.

    Më pas ai do të niste studimet për mjekësi dhe konkretisht kirurgji vaskulare në Tiranë e do të specializohet më vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 1973 doktor Ziçishti do të duhej të hiqte dorë nga lira e tij për t’u vendosur në dispozicion të dhjetra-qindra pacientëve që do të trokisnin në derën e tij. Ai nuk dinte të kursente asgjë nga ajo çka Zoti i kishte falur për të bërë mrekulli ne cdo pacient që vizitonte dhe takonte – e kjo do ta bënte atë një margaritar të pashoq në dhënien e dashurisë pa kufi në shërbim të komunitetit.

    Doktor Ziçishti s`kurseu asgje nga shpirti i tij human dhe nga profesioni i tij që e krevi me aq pasion dhe dashuri saqë, vështirë të bësh dallimin midis Doktorit dhe profesionit të tij, pasi doktor Zicishti u shkri në profesionin e tij ose anasjelltas. Doktor Ziçishti ka ka shërbyer si Shef i Urgjencës për 16 vite rresht në Spitali Nënë Tereza, Tiranë, e më pas u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në Devollin e bukur nga 2013-2017 nga forca e Majtë politike. Doktor Ziçishti para së gjithash ka shërbyer si mjek për një periudhë të gjatë dhe në qytetin e Tepelenës dhe të përmendësh doktor Ziçishti-n në Tepelenë është njësoj si të përmendësh Perëndinë në shtëpinë e një besimtari të devotshëm.

    Doktor Ziçishti kujtohet nga shumë qytetarë Tepelenas si një njeri fisnik, i drejtë, human i madh, i pakursyer asnjëherë, pra një njeri me vyrtytet më të larta të shoqërisë sonë. Në një bisedë me një mikun tim tepelenas do të më jepte këto impresione pë doktorin duarartë;

    “Kam kohë që s’e kam takuar doktorin tonë të pakorruptueshëm, duarartin që më fali jetën vetëm me një ‘faleminderit’, dhe që më dha mundësinë që ta them që dhe sot dhe kësaj dite ai nuk ndryshon kurrë – por mbetet po ai njeri i dashur, i madh, i pazëvendësueshëm në shoqëri dhe mjekësi.”

    Pra, pafund fjalë zemre burojnë për doktor Ziçishtin, një mjek me shpirt njeriu dhe zemër mjeku!

    Doktor Ziçishti unë s`kam shkruar gjë, këto që janë këtu i kanë thënë njerëzit që falë dashurisë dhe punës suaj si doktor, dite ta lartësoje në skajin më të lartë figurën e mjekut dhe të japësh shembullin model të një qytetari.Nga ata që të njohin ke mirënjohje – nga ata që s`të njohin ke respekt!Shkroi Stiljan Belishta

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.